Ne kete takim Presidenti Topi bëri një përshkrim të reformimit thelbësor të FA shqiptare, duke vënë në pah mbështetjen e gjerë shoqërore dhe atë të partive politike për hyrjen e Shqipërisë në NATO.
Zyrtaret e larte te NATO-s jane pritur ne presidence edhe nga kreu i shtetit Bamir Topi. Topi u takua me rastin e ndërrimit të komandës së NATO-s në Shqipëri me Zv/komandatin e Forcës së Bashkuar të NATO-s në Napoli, Gjeneralin Leitenant Pirson, Gjeneralin Brigadier, Dimitrov, i cili merr detyrën dhe Gjeneralin Brigadier, Anastasios Rintis, i cili përfundoi mandatin njëvjeçar. Kreu i shtetit dhe njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave te Armatosura të Republikës së Shqipërisë u uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re Gjeneralit Brigadier Dimitrov dhe falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme e të gjithanshme të NATO-s dhënë vendit tonë. Gjenerali Leitenant Pirson, pasi shprehu ngushëllimet për tragjedinë e Gërdecit, vleresoi arritjet e forcave te armatosura duke theksuar se Shqiperia duhet te marre ftesen per anetresim. (news24)
0 Comments:
Post a Comment