Lufte ne qytet, shkaku nje vajze

Lezhe - Dy grupe te rinjsh nga qytetet e Lezhes dhe Lacit kane shkembyer per dhjete minuta bresheri armesh ndaj njeri-tjetrit, pas konfliktit qe ka ndodhur oret e vona te se enjtes ne zonen bregdetare.

Per fat te mire, nuk ka pasur asnje te lenduar, ndersa policia nisi kerkimet e autoreve te ngjarjes. Burime zyrtare te policise se Lezhes thane se incidenti ka ndodhur ne oren 20:30, ne lagjen "Koder Marlekaj", ku dy grupet kane filluar te debatojne mes tyre dhe te garojne per rolin e te forteve. Te njejtat burime saktesojne se konflikti ka ndodhur si rezultat i konkurrences per nje vajze ne lagje.

Pasi jane perleshur trup me trup, grupet kane nxjerre pistoletat dhe armet e tjera. Megjithese shkembimi i zjarrit ka zgjatur me se dhjete minuta, policia nuk beri dot te mundur ndalimin e te dyshuarve. Policia tha se po punon per zbardhjen e identiteteve dhe kapjen e te rinjve, numri i te cileve mendohet se eshte gjashte dhe qe te gjithe te larguar nga vendngjarja.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors