Kapet ne Angli i denuari per vrasje

Zbulohet dhe kapet ne Angli nje i denuar me 25 vite burg ne mungese per vepren penale te vrasjes. Policia dhe agjentet e Interpolit kane arrestuar pas gjashte vitesh Astrit Liken, i denuar nga te gjitha shkallet e gjyqesorit dhe i shpallur ne kerkim.

Burime zyrtare te policise se Kurbinit bene dje te ditur se ne baze te telefonatave te Likes zbuluan dhe vendndodhjen e tij, Angline. Te dhenat i jane kaluar Interpol Tiranes qe ka zbarkuar ne Londer ku dhe ka ndaluar te denuarin nga drejtesia shqiptare. Burime zyrtare thane se Likes i eshte komunikuar vendimi i gjykates, ndersa eshte bere transferimi i dosjes. Ai mbante gjeneralitete te tjera, i regjistruar si kosovar dhe prej tre vitesh gjendej ne ishullin britanik. Policia e Kurbinit beri te ditur se gjashte vite me pare, Astrit Lika kishte vrare Gazmir Lleshin, nga Fushe-Mamurrasi. Dy te rinjte ishin konfrontuar me njeri-tjetrin, per disa mallra te vjedhura ne bashkepunim me njeri-tjetrin ne Mamurras dhe ne momentin qe po i ndanin, ata kane nisur edhe sherrin. Konflikti ka degjeneruar deri ne vrasje, pasi Astrit Lika ka nxjerre pistoleten, duke qelluar Lleshin per vdekje.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors