Superbiznesmeni i armeve, i arrestuar si i dehur dhe ne chat si adoleshent

22 vjecari Efraim Diveroli, eshte president i firmes "Aey Inc" e kontraktuar nga qeveria shqiptare per shitje municionesh. Ai e mori drejtimin e shoqerise, te krijuar nga i ati, ne moshen 19 vjecare.

Biznesmeni 22 vjecar Efraim Diveroli ishte vetëm 18 vjec kur mori kontratën nga Pentagoni, e ndërkohë që bënte tratativat me Tiranën për blerje armësh e fishekesh të vjetër, kohën tjetër e kalonte duke bërë chat në internet. Djaloshi kërkonte vajza, duke e konsideruar veten si një super simpatik.

Një profil i tij gjendet në një faqe interneti „My Space“, që është vetëm një website vetem për takime adoleshentësh në internet. Ja si e përshkruan veten Efraim Diveroli, djaloshi ambicioz që arriti në një moshë fare te re të bënte biznese ndërkombëtare për shitje armësh duke fituar besimin e madh te Pentagonit:

„Sigurisht jam një një djalë supër i këndshëm, e di cfarë dua nga jeta, por nuk jam i sigurt se si ti fitoj ato. Jam lindur në Miami dhe nuk kam plane të menjëhershme për t’u larguar. Jam një djalë i thjeshtë dhe kam sens humori. Kam patur probleme në shkollë të mesme, por jam detyruar të punoj shumicën e viteve të mia të adoleshencës dhe ndoshta kam ecur shumë shpejt. Më në fund kam siguruar një apartament dinjitoz dhe jam i kënaqur për momentin. Sidoqoftë unë kam dëshirë të jem i sukseshëm në biznes dhe kjo më merr pjesën më të madhe të kohës. Dua të takohem me një vajzë të ëmbël e simpatike, me cilësi të mira dhe dashuri për jetën“. Kjo është ana tjetër e djaloshit 22 vjecar Efraim Diveroli që tronditi Pentagonin per shkeljet e tij, por edhe gjithe politiken shqiptare. Kompania e tij eshte pezulluar dhe eshte nen hetim.

Eshte dhe nje kapitull tjeter i erret, i mbushur me dhune dhe alkool ne jeten e Efraim Diverolit, i riu amerikan te cilit qeveria shqiptare i ka shitur nje pjese te madhe te arsenalit te municioneve te ushtrise pa dyshuar aspak. Ne fillim te ketij muaji, pikerisht me date 5 mars, Efraim Diveroli u arrestua ne rruget e “Miami Beach” ndersa i jepte makines totalisht i dehur.

Per t’u lene i lire Diveroli pagoi nje shume prej 1000 dollareve, por per ngjarjen do te kete dhe nje gjykim. Problemet e tij me drejtesine kishin filluar qe ne 2005, kur superbiznesmeni, qe atehere ishte 19 vjec, u akuzua per dhune dhe keqtrajtime nga e fejuara e tij. Ai e rrihte, nderkohe qe fqinjet lajmeruan policine. Vajza, e terrorizuar nga kercenimet e Diverolit nuk guxoi te prezantohej ne gjykate.
Miku me i mire i Efraim Diverolit, me te cilin kalon nete alkooli dhe dhune, eshte zv/presidenti i shoqerise AEY, Muchk Pacouk: specializimi i tij eshte masazhator.

Me ardhjen ne Shqiperi per te bere biznes, problemet e Diverolit jane shumëfishuar; per llogari te tij tashme rendojne disa hetime nga ana e autoriteteve amerikane per akuza nga mashtrimi, ne trafikun e armeve. (news24)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors