SHBA dhe BE: Jo me negociata per statusin e Kosoves

Është e qartë se, sipas pikëpamjes sonë, negociatat e mëtejshme në këtë apo në ndonjë format tjetër nuk do të bëjnë ndonjë dallim", thuhet në qëndrimin e përbashkët të SHBA dhe BE.

Debati mes anetareve te Keshillit te Sigurimit dhe perfaqesuesve te Kosoves dhe Aerbise, nuk arriti ta ngushtoje hendekun dhe te lere menjane mosmarreveshjet per statusin perfundimtar te Kosoves. 19 dhjetori konsiderohej nje date e rendesishme ku pritej qe pas diskutimit te raportit te trojkes, te mund te gjendej nje zgjidhje specifike.

Ne nje deklarate te perbashket per shtyp, vendet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara thanë se potenciali për zgjidhje të negociuar për Kosovën është shterruar, pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dështoi t'i afrojë ndarjet lidhur me Kosovën. "Është e qartë se, sipas pikëpamjes sonë, negociatat e mëtejshme në këtë apo në ndonjë format tjetër nuk do të bëjnë ndonjë dallim", thuhet në qëndrimin e përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian.


Nga ana tjeter presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se takimi i jepte fund një cikli të rëndësishëm. Ai tha se kosovarët janë të gatshëm të shkojnë drejt pavarësisë.“Për ne është shumë me rëndësi se do të kemi një përkushtim të veçantë në ndërtimin e një shteti të pavarur dhe sovran, i cili do të jetë shtet modern mbi parimet perëndimore dhe shtet që do të jetë i gjithë qytetarëve. Andaj dëshirojmë që edhe me Serbinë nesër të kemi marrëdhënie të mira, mbi bazë të idesë që kemi dhënë për traktatin për paqe dhe fqinjësi të mirë” tha presidenti Sejdiu.


Nderkohe kryeministri i Serbise Vojisllav Koshtunica paralajmeroi se shpallja e njeanshme e pavaresise do te rrezikonte karten e Kombeve te Bashkuara.
Rusia nepermjet ambasadorit te saj ne OKB, Vitali Curkin, kerkoi qe negociatat te vazhdonin dhe se shpallja e njeanshme e pavaresise do te shkelte rende rezoluten 1244.

Pas deshtimeve te njepasnjeshme te bisedimeve per statusin e kosoves, perfshire edhe mbledhjen e KS, pritet qe shqiptaret e Kosoves, te marrin nje vendim. Sipas Charles Kupchen, nga keshilli I marredhenieve me jashte, nese pavaresia shpallet ne fillim te vitit qe vjen, SHBA dhe BE do ta njohin ate. (news24/balkanweb)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors