Vdekja e nje djali 22 vjecar pak pasi ai kishte pire kafen ne lokal, ka sjelle dyshime te shumta deri ne pritje te pergjigjes se rezultateve te autopsise
Nje 22 vjecar ka humbur jeten per shkaqe ende te panjohura per familjen e tij dhe mjeket. Armand Bushi, 22 vjec, banor i fshatit Gresalli te rrethit Fier pasi ka pire nje kafe me shoke ne lokalin e fshatit mbremjen e djeshme eshte kthyer per ne shtepi. Nuk ka kaluar shume kohe nga kthimi i tij prane familjes dhe 22 vjecari eshte ndier keq. Menjehere familjaret e kane derguar per ne spital, por 22 vjecari nuk ka mundur te mbijetoje.
Nga mjeku toksikolog qe ka qene prezent mbremjen e kaluar ne spital mesohet se ai ka mberritur pa jete aty. Mjeku eshte shprehur se mbetet ende mister vdekja e te riut Bushi, nderkohe qe perjashton si shkak ndonje helmim te mundshem. Aktualisht per zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e vdekjes se 22 vjecarit priten rezultatet e ekspertizes te cilat ende nuk jane bere publike. Deri atehere shkaku I vdekjes se Armand Bushit mbetet mister.
0 Comments:
Post a Comment