Pranga Likes, themeluesit te PD-se

Nje nga themeluesit e Partise Demokratike dhe ish-deputet i saj ne periudhen 1991-1994, bie ne prangat e policise, pasi kerkohej si i denuar dy muaj me pare me 6 vite burg per mashtrim, nga Gjykata e Apelit Tirane. Arben Lika, 40 vjec, eshte arrestuar per te dyten here dje, ne mesdite, ne afersi te Rruges se Durresit, brenda nje banese.

Operacioni eshte zhvilluar nga agjentet e policise se Komisariatit nr. 3 te Tiranes dhe zyra e Antikrimit Ekonomiko-Financiar. Prej nente muajsh, Lika kerkohej nga policia, por vetem nje jave me pare eshte lokalizuar vendndodhja dhe organizuar operacioni per kapjen.

Hetimet ne lidhje me prangosjen e Likes, ishin kryer gjate diteve te fundit, deri ne momentin qe eshte dhene dhe urdhri per ndalimin e tij. Mengjesin e djeshem, uniformat blu te Komisariatit numer 3, kane nisur dhe operacionin qe ka cuar pas pak oresh vendosjen ne pranga te 40-vjecarit. Ish-deputeti i Partise Demokratike ishte denuar me 26 tetor te ketij viti me vendim Gjykates se Apelit, me 6 vite burg, pasi me pare, ne vitin 2006, ishte denuar nga Gjykata e Shkalles se Pare, me 10 vite burg, nen akuzen e “mashtrimit te kryer me shume se nje here”. Burime nga policia kane bere te ditur se Lika, kishte mashtruar persona te ndryshem se do i dergonte ne SHBA, premtim qe nuk realizohej.

Arben Lika ka qene i denuar dhe nje here ne vitin 1994, nen akuzen e kontrabandes se cigareve, sic kane bere te ditur burimet nga policia e kryeqytetit. Ne ate kohe, 40-vjecari ka qene deputet i Kuvendit te Shqiperise, por me nje kerkese te bere ne kete institucion u kerkua heqja e imunitetit, kerkese e miratuar me pas. Ne ate vit, Lika u denuar nga gjykata dhe ka ndjenjur ne burg per me shume se nje vit. Mbi ish-ligjevenesin e parlamentit jane ngritur dhe akuza te tjera, si ajo e “mashtrimit”, per me shume se nje here. Me 19 dhjetor te vitit 2006, Gjykata e Tiranes e ka denuar me 10 vjet heqje lirie. Por vendimi eshte apeluar dhe Gjykata e Apelit i ka ulur denimin me 4 vite. Rishpallja ne kerkim u be me 2 mars te ketij viti, por pa mundur te vihej ne pranga.



Ne 2005

Lika u plagos pas nje grindjeje

Ish-deputeti i Partise Demokratike eshte perfshire ne nje grindje me tre persona, ne vitin 2005, ne rrugen “Mihal Grameno” ne kryeqytet. Ai eshte goditur dy here me thike ne trup dhe eshte rrezuar i pergjakur ne rrugen perballe godines se minibashkive numer 1 dhe 2. Autoret kane braktisur ne vendin e ngjarjes nje makine me targa te huaja dhe kane mundur te largohen ne kembe. Nderkohe qe policia nuk mundi te zbulonte personat qe kryen plagosjen e ish deputetit, por u dyshua per nje konflikt mes tyre, pasi ngjarja ndodhi prane nje zyre noterie.

Viti 1994

Arben Likes i hiqet imunitetit dhe gjykohet nen akuzen e kontrabandes se cigareve. Vuan me shume se nje vit burg dhe lirohet

Viti 2005

Akuzohet se drejtonte nje rrjet trafiku te njerezve, qe deshironin te shkonin ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes

Viti 2005

Arben Lika plagoset me thike nga tre persona, te cilet me pas u larguan ne drejtim te paditur. Pas nderhyrjes kirurgjikale mjeket i shpetuan jeten

Emri: Arben

Mbiemri: Lika

Mosha: 40 vjec

Banues ne Tiranes

Ish-deputet i PD, ne vitet 1991-1994

Denuar ne vitin 1994 dhe ne 2007

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors