Ne nje interviste dhene per BBC presidenti kosovar eshte shprehur se beson në intensifikimin e punës së vendeve të BE-së dhe të SHBA-së drejt zgjidhjes së statusit të Kosovës
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e ka cilësuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së si historike dhe si vazhdim të përkushtimit të vendeve perëndimore drejt zgjidhjes së shpejt të statusit të Kosovës.
Ai ka thënë se të gjitha rrugët për arritjen e një marrëveshjeje të negociuar janë shterrur dhe se ka ardhur koha për të marr vendime për Kosovën.
Presidenti Sejdiu ka thënë se nuk pret që KS të kërkojë zgjidhje përmes votimit, dhe ka shtuar se beson në intensifikimin e punës së vendeve të BE-së dhe të SHBA-së drejt zgjidhjes së statusit të Kosovës.
Ai ka thënë se po bëhen hapat e fundit dhe se do të vazhdohet me koordinim të përpjekjeve drejt shpalljes së pavarësisë së Kosovës. (Balkanweb, BBC)
0 Comments:
Post a Comment