“Lufta per turizmin”

Rajoni i Mesdheut perben destinacionin udheheqes turistik ne bote, ku turizmi kryesisht eshte i perqendruar ne zonat bregdetare, te cilat presin rreth 30% te turisteve nderkombetare. Ne totalin e gjatesise bregdetare mesdhetare, prej 46 000 km, ben pjese edhe bregdeti i Shqiperise, prej 362 km, i cili ofron mundesine e zhvillimit te turizmit te diellit dhe plazhit dhe formave te tjera te turizmit.

T’i hedhim nje sy zhvillimeve te industrise se turizmit ne Shqiperi per periudhen 2004-2007! Per vitin ne vazhdim, numri total i vizitoreve deri ne shtator arriti ne 1.6 milione, perfshire ketu edhe emigrantet jorezidente ne Shqiperi, sipas percaktimeve te OBT-se, duke u klasifikuar keshtu si periudha e “bumit turistik”. Numri i vizitoreve te huaj deri ne shtator 2007 arriti ne 900.000. Pra, kete vere, fluksi turistik pati nje rritje rreth 35% , krahasuar me vitin e kaluar. Nga keta, 92% ishin turiste evropiane, 5% amerikane, 2% aziatike dhe 1% nga shtete te tjera. Shtetet prane Shqiperise kane gjeneruar dhe numrin me te larte te vizitoreve, sic eshte Kosova me 32%, Maqedonia me 24%, Mali i Zi 10%, por edhe Italia 9%, Serbia 7%, Britania e Madhe 6%, Greqia 6%. Vlen te permendim dhe vizitoret nga shtete te tjera evropiane si: Gjermania, Austria dhe Franca.

Ky vit, krahasuar me vitin 2006, shenoi nje rritje prej 17.3%, me rritjen me te madhe ne muajt janar 31%, mars 30%, qershor 27%, duke treguar per nje shtrirje te sezonit pergjate gjithe vitit. Numri i njesive akomoduese ne Shqiperi gjate vitit 2006 ka arritur ne 908, nga 600 qe ishin ne vitin 2004. Numri i agjencive turistike gjate vitit 2006 arriti ne 110, nga 60 te tilla ne vitin 2004.

Ne raportin e Forumit Ekonomik Boteror (FEB) te vitit 2007, bazuar ne te dhenat e vitit 2005, i cili vlereson dhe radhit konkurrueshmerine e vendeve, Shqiperia zinte vendin e 90 nga 124 vende te botes, gje qe tregon se vendi yne ka potenciale ekselente ne turizem, njerez mikprites e te hapur ndaj vizitorit, siguri dhe stabilitet. Sipas World Travel & Tourism Council kontributi i turizmit ne GDP shqiptare aktualisht eshte rreth 3.8% (per vitin 2006) dhe per vitet 2007 - 2013 ajo parashikohet te kete nje rritje vjetore prej 7.5 %.

Parashikohet qe rritja e te ardhurave mesatare nga cdo vizitor ne 2013, krahasuar me 2006, te jete 35-40%. Te ardhurat bruto nga turizmi, nese ne vitin 2004 ishin rreth 600 milione euro, vitet e tjera shenuan rritje deri ne nje miliard euro ne vitin qe po mbyllet.

Investime te brendshme

Fondet e buxhetit te shtetit qe iu akorduan MTKRS-se per investime ne sinjalistike turistike, zyrat e informacionit turistik etj., per tre vitet e fundit kane qene nga 100 mije euro per vitin e kaluar, ne nje milion euro per vitin ne vazhdim. Fondet e investimeve per vitin 2008 jane 10 here me te larta se viti 2006. Ndersa totali i buxhetit te MTKRS per investime ne trashegimine kulturore per vitet 2005 - 2007 eshte perafersisht 4.2 milione euro. Kurse shpenzimet publike per promocion turistik per dy vitet e fundit jane 210.000 euro per vitin e kaluar dhe afro 400 mije euro per vitin e ardhshem. Per zhvillimin e turizmit fetar (i pelegrinazheve), qeveria shqiptare akordoi rreth 1.23 milione euro per vitin 2008, per restaurimin dhe rikonstruksionin e ketyre objekteve te kultit, me qellim permiresimin e kushteve dhe rritjen e frekuentimit te tyre nga turistet dhe pelegrinet. Me fondet e investimeve nga buxheti i shtetit, per vitin 2007 u investuan rreth 15 milione euro, per rikonstruksionin e nje pjese te aksit te rendesishem rrugor te rivieres piktoreske shqiptare, nga 40 milion euro qe eshte vlera totale e kesaj rruge dhe qe do te perfundoje brenda dy viteve te ardhshme. Rreth 6.5 milione euro u investuan nga nje kompani private shqiptare ne vitin 2005 per ndertimin e nje teleferiku qe te con ne Malin e Dajtit, ne qytetin e Tiranes, nje objekt ky qe i sherben turizmit malor. Legjislacioni i ri per turizmin ne Shqiperi, i aprovuar ne maj te vitit 2007, parashikon edhe mbeshtetjen e profesionalizmit ne kete fushe, si dhe dhenien e incentivave (mbeshtetjes financiare) per ata investitore potenciale, qe planifikojne investime te qendrueshme, si ne aspektin ekonomik, ashtu edhe ne ate social e mjedisor.

Investime te huaja

Nje projekt teper i rendesishem i Bankes Boterore per zhvillimin e zonave turistike eshte: “Zhvillimi i Qendrueshem i Turizmit pergjate Bregdetit Jugor te Shqiperise” (Riviera shqiptare), i cili zberthehet ne disa komponente, ku me i rendesishmi eshte: “Zhvillimi dhe Ruajtja e Fshatrave Bregdetare”. Vlera totale e ketij projekti, i cili perfshin infrastrukturen rrugore, rrjete kanalizimesh dhe sinjalistike turistike, eshte rreth 13.6 milione dollare. Gjithashtu, nder investimet e huaja ne infrastrukturen e zonave turistike mund te permendim projektin CARDS, si dhe grantet dhe kredine e qeverise holandeze, me nje vlere totale prej 29 milione euro. Nje nga investimet me bashkekohore ne Shqiperi eshte edhe ndertimi i terminalit te ri te aeroportit te Tiranes, i peruruar ne prill te vitit 2007, ne te cilin per periudhen janar - qershor kaluan 452.990 pasagjere, me nje rritje prej 22%, krahasuar me gjysmen e pare te vitit 2006.

Strategjia e Turizmit

Disa nga objektivat me te rendesishem, qe jane percaktuar edhe ne strategjine e zhvillimit te turizmit, jane: Permiresimi i cilesise se produkteve dhe sherbimeve; Krijimi i produktit te promovueshem me cmim te leverdishem; Rritja e imazhit te Shqiperise neper bote, ku perfshihet regjistrimi i spotit te turizmit shqiptar me sloganin “Albania Discovers You!”, qe do te transmetohet ne periudhen mars-prill 2008 ne rrjetin televiziv nderkombetar CNN dhe qe synon te konsolidoje pozicionin e Shqiperise ne tregun turistik evropian dhe me gjere. Gjithashtu, gjate periudhes qershor-gusht u shfaq spoti promocional i turizmit shqiptar, per nje periudhe tremujore nga mediat e vendit. Transmetimi i ketij spoti bashkekohor solli edhe rritjen e ndjeshme te numrit te shqiptareve etnike, qe vizituan vendin tone kete sezon turistik. Gjithashtu, edhe krijimi i Ligjit te ri te Turizmit, edhe i Zyrave te Sherbimit Turistik ne nivel lokal ne te gjitha destinacionet turistike te Shqiperise, me qellim promovimin e tyre tek turistet e interesuar, si dhe monitorimi i te gjitha sherbimeve turistike te operatoreve lokale. Ne bashkepunim me ambasadat shqiptare dhe Ministrine e Puneve te Jashtme po planifikojme ngritjen e Qendrave te Turizmit dhe Kultures Shqiptare ne disa prej shteteve kryesore evropiane, me qellim promovimin e vlerave kulturore dhe turistike te Shqiperise ne tregjet e origjines.

Ne te njejten kohe vijon rinovimi i vazhdueshem i faqes zyrtare te turizmit www.albaniantourism.com, pasqyra e zhvillimit te turizmit shqiptar ne bote. Ne planet tona afatmesme per zhvillimin e turizmit eshte edhe krijimi i kushteve per hotelet shqiptare qe te behen pjese e “online booking”, nderkohe qe hapat e pare ne kete drejtim tashme jane hedhur. Po keshtu, disa nga objektivat qe parashikohet te arrihen deri ne vitin 2012 jane: 1.25 milione mberritje, 6.4 milion neteqendrime, 100.000 vende te reja pune.

Shqiperia ofron nje larmi ofertash per turistet: qytete me qendra historike te nderthura me bukuri natyrore, aktivitete te ndryshme kulturore, udhetim ne gjithe vendin me nje peizazh te mrekullueshem, bujari e mikpritjeje. Turizmit kulturor i eshte dhene nje zhvillim i madh dhe kjo ka ndikuar ne rritjen e numrit te turisteve. Restaurimet e monumenteve te kultures, objekteve te kultit dhe rikonceptimi i funksionimit te parqeve arkeologjike ka sjelle nje shtim te ndjeshem te turisteve te huaj ne sitet arkeologjike dhe muzeore te vendit. Duke qene se kemi nje shumellojshmeri te burimeve turistike, ne fokusin tone mbetet diversifikimi i produktit turistik, ku krahas turizmit te diellit dhe reres, te promovohet edhe turizmi rural me te gjitha format alternative, sic jane: ekoturizmi, agroturizmi etj.

(Pjese nga fjala e ministrit te Kultures dr. Ylli Pango, ne Panairin Nderkombetar te Turizmit, “World Travel Market” ne Londer)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors