Revista italiane “Siti”, botim i Shoqates se Qendrave te UNESCO-s ne Itali, ne numrin e saj te radhes, i ka dedikuar nje vend te gjere ne faqet e saj qytetit te gurte. “Gjirokastra, nje diamant i gurte ne Jug te Shqiperise” titullohet artikulli i botuar ne faqet e kesaj reviste nga Fabio De Luigi, specialist per qendrat historike prane Bashkise se Ferrares ne Itali.
Ai ka qene i pranishem ne qytetin e gurte ne fillim te vjeshtes dhe mbresat dhe emocionet e kesaj vizite i ka pershkruar ne nje reportazh te gjate. Artikulli ilustrohet edhe me fotografi te ndryshme te pjeses historike te Gjirokastres. Pergjate reportazhit, specialisti italian i qendrave historike pershkruan disa prej elementeve kryesore te qytetit te UNESCO-s, si shtepite karakteristike, catite e gurta, rruget e kalldremta etj.
Pasurite historike, arkitektonike dhe kulturore te Gjirokastres se UNESCO-s vazhdojne te terheqin vemendjen e vizitoreve vendas dhe te huaj. Madje, vitet e fundit qyteti i gurte, fale arkitektures se tij origjinale, po behet gjithmone e me i pranishem edhe ne botimet e ndryshme jashte Shqiperise, kryesisht ne ato qe i perkasin turizmit apo trashegimise historike dhe kulturore. “Gjirokastra eshte nje muze i vertete, per sa i perket arkitektures dhe menyres se ndertimit”, shkruan De Luigi ne artikullin e tij, ndersa pershkruan me imtesi menyren e ndertimit te rrugeve te shtruara me gure karakteristike apo catite e shtepive te mbuluara me pllaka guri ngjyre hiri. Pergjate reportazhit, autori sjell edhe detaje te zhvillimit historik dhe social-ekonomik te Gjirokastres prej lindjes si qytet deri ne ditet e sotme.
“Aktualisht, shkruan De Luigi, ne Gjirokaster po zbatohen projekte te nivele te ndryshme, qe kane si qellim mbeshtetjen per rimekembjen e saj”. Per autorin, keto jane tregues pozitive, se Gjirokastra e UNESCO-s po gjen identitetin e vlerave te saj.
“Kur largohesh nga Gjirokastra - shkruan autori ne fund te reportazhit - le pas nje ishull bukurie dhe harmonie, per udhetarin qe ka pasur mundesine ta njohe mbetet shpresa, se ky qytet ne te ardhmen jo vetem qe do te ruaje karakteristikat qe e bejne te vecante, por “qyteti i Jugut” mund te shnderrohet ne nje shembull perfaqesues te vlerave kulturore, jo vetem per Shqiperine, por per gjithe Ballkanin Jugor .
Turizmi kulturor, zhvillim per qytetin
Nje prej elementeve te vecante te ketij artikulli jane opinionet qe jep autori per menyren e menaxhimit te vlerave historike dhe ndertimore te Gjirokastres se gurte, ndryshimet e legjislacionit ne kete drejtim etj. “Administrata dhe fondet e centralizuara e kane te veshtire t’i pergjigjen zhvillimeve aktuale, per te cilat ka nevoje rimekembja e qyteti”, shkruan autori. Per te, ky fakt nxjerr si te domosdoshem ndryshimet perkatese ne legjislacionin shqiptar per miremenaxhimin e qytetit muze te Gjirokastres. Fale pervojes shumevjecare te tij, si specialist i qendrave historike, De Lugi jep pergjate artikullit shembuj konkrete ne lidhje me vendosjen e ketyre vlerave ne sherbim te zhvillimit te turizmit dhe vecanerisht te turizmit kulturor. Ky i fundit per De Luigin do te ishte nje faktor i rendesishem ne zhvillimin ekonomik dhe social te qytetit. Ne kete drejtim, autori sjell edhe shembuj qe ka hasur ne qytetin e gurte, cka tregojne se Gjirokastra po ringrihet.
Isopolifonia
Tradita labe, dy netet e festivalit
Pergjate dy diteve ne Vlore eshte zhvilluar festivali i isopolifonise ne nje edicion kete here te orientuar nga nje Financim i Ministrise se Kultures, Turizmit, Rinise dhe Sporteve. Festivali ngjiti ne skenen vlonjate perfaqesues nga 6 qarqe te vendit, te cilet nen veshjet e larmishme burimore prezantuan vlera te polifonise shqiptare nga krahina te ndryshme. Me interes jane pritur te dy netet e ketij ativiteti. Salla e teatrit te Vlores ka qene e mbushur plot me publik te cilet kane duartrokitur gjate grupet e Vlores, Gjirokastres, Sarandes, Korces, e grupe te tjera nga veriu dhe jugu i Shqiperise. Grate e Kolonjes, grupi i vajzave te Fierit, Grupi i Himares, etj kane percjelle emocione te vecanta. Festivali ne perfundim te tij ka nderuar me vendin e pare grupin “Ergjeria” te qarkut te Gjirokastres. Me cmim te dyte u vleresua grupi i Himares dhe cmim te trete grupi i Kolonjes. Festivali u vleresua per shtrirjen masive qe pati, si dhe per gjeografine e zgjeruar.
0 Comments:
Post a Comment