Prostitute ne autostrade, pranga 21-vjecares

Agjentet antitrafik kapin te dyshuaren si prostitute e “Autostrades”, qe shkonte per 1 mije leke me cdo klient. Nje 21-vjecare, e cila ushtronte prostitucion ne ambiente publike dhe ne nje nga hotelet e rruges dytesore Tirane-Durres, eshte arrestuar dy dite me pare, rreth ores 14:00, nga efektivet e zyres antitrafik te policise se kryeqytetit. P. Hamiti, u kap ne flagrance pasi mbahej prej disa ditesh nen vazhgim nga agjentet.

E arrestuara ka qene ne shoqerine e nje mashkulli, duke ushtruar prostitucion kundrejt shumes prej 1 mije lekesh. Uniformat blu kane bere dhe shoqerimin e saj per ne ambientet e policise, ku eshte marre ne pyetje ne lidhje me aktivitetin qe ushtronte. Sipas policise, mbi 21-vjecaren, pervec akuzes se “ushtrimit te prostitucionit”, rendon dhe akuza e “marredhenies seksuale ne vende publike”. Burimet policore thane se, Hamiti, ushtronte prostitucion dhe ne ambiente publike, pa pasur probleme nga njerezit e tjere qe mund ta shikonin. (Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors