Ledina Çelo martohet për të marrë letrat në Angli


Audicioni në Londër

Ledina Çelo arriti t’i tregojë publikut dhe fansave aventurën e saj londineze. Disa kohë më parë ajo mundi të sigurojë një kontratë për reklamim
in e veshjeve të brendshme dhe tentoi të bënte diçka ndryshe. E fokusuar tek kënga, videoklipet paksa të nxehtë, temë dite në faqet e gazetave me lajme rozë në Tiranë, Ledina arriti të krijonte diçka ndryshe.

Emigrantët shqiptarë u befasuan kur në valët e BBC, gjatë fundjavës panë këngëtaren në një audicion të konkursit “DanceX”. Ishte një reality show në të cilin merrnin pjesë shumë konkurrentë, nga ku përzgjidheshin gjashtë më të mirët, të cilët më pas do të gëzonin të drejtën e formimit të një grupi vallëzimi të quajtur “Dance Super Group”. Shqiptarja që preku Eurovizionin tre vjet më parë ka mundur të kualifikohet në njëzet më të mirët në këtë konkurrim, ku morën pjesë dy mijë vetë. Që në fillim ajo ka habitur producentët e këtij reality show shumë të ndjekur, kur tha se origjina e saj ishte Shqipëria. Vlerësimet kanë qenë nga më maksimalet, në radhë të parë për vokalin, e më pas si balerinë. Si gjithmonë konfidente në skenë, Ledina në këtë audicion kërceu përpara një jurie e përbërë nga Arline Philips dhe Bruno Tonioli. Ky i fundit i dha asaj pikët maksimale në vallëzimin e stilit të lirë. Ndërsa interpretimi i një koreografie të përzgjedhur, një kërcim tepër strikt, ka qenë prova të cilën ajo nuk ka mundur të kalojë. Kjo eksperiencë e re e Ledinës në BBC nuk ka kaluar pa u vënë re nga producentët britanikë të shfaqjeve muzikale. Gjatë marrjes pjesë në provat e “DanceX”, këngëtarja është takuar me shumë persona të interesuar të bashkëpunojnë me të në produksione të ndryshme.

Ledina Çelo martohet me një anglez për dokumente. Një lajmbombë apo thashethem? Kjo është e reja më e fundit mbi këngëtaren e njohur të skenës shqiptare, e cila prej disa kohësh jeton në Angli. Burime të sigurta të “Bluetooth” e kanë konfirmuar si lajm informacionin rreth martesës së këngëtares, e cila ka dashur ta ruajë të fshehtë këtë fakt. Ndërkaq, pas një kontakti me telefon, këngëtarja nuk është se e ka mohuar pyetjen e “Bluetooth”, por ka mbyllur telefonin duke kërkuar të mos e shqetësonim.
Ledina Çelo është përfshirë në një martesë fals me një person me nënshtetësi britanike për ta pasur të lehtë vazhdimin e qëndrimit të saj në Angli pas ndarjes me ish-të dashurin që banonte në Londër. Kohët e fundit Ledina qëndron në Angli, duke marrë pjesë në aktivitete dhe konkurse të shumta të organizuara atje dhe që padyshim vijnë si një përzgjedhje e saj për të ecur edhe më lart në karrierë. Në mënyrë ekskluzive, ne ju rrëfejmë këtë martesë sekrete e cila do të habisë paksa fansat e saj, edhe pse këta të fundit e kuptojnë plotësisht këtë zgjedhje të detyrueshme që ka bërë këngëtarja. Artistja, që për hir të së vërtetës radhitet në elitën më të mirë të këngëtarëve shqiptarë, ia ka rrëfyer këtë një miku të saj, i cili dëshiron të mbetet anonim. Ka qenë një ambient i ngushtë miqsh që bëri Ledinën të flasë rreth vetes dhe jetës së saj private, teksa për herë të parë rrëfente një gjë të tillë. Të paktë janë ata persona të cilët deri më sot kanë ditur këtë martesë false, vetëm e vetëm për të fituar shtetësinë britanike. Njëri prej miqve të saj që konfirmon këtë informacion për “Bluetooth”, tregon se ishte habitur së tepërmi kur kishte dëgjuar këngëtaren të fliste rreth kësaj martese. “Kur po bisedonim me Ledinën rreth problemeve të dokumenteve në Angli, ajo me menefregizmin dhe mendjemadhësinë që e karakterizon u shpreh se për vete ishte rehat, duke qeshur e shtuar se ishte martuar për punën e letrave me një person me nënshtetësi britanike. Por nuk e ka zgjatur më tej këtë bisedë, duke mos dhënë asnjë të dhënë rreth personit që ka pranuar ta kryejë një veprim të tillë të jashtëligjshëm”, - shprehet miku i këngëtares, që siç theksuam edhe më lart preferon të mbetet anonim. Sipas tij, ka dy mundësi: Ose personi i martuar me këngëtaren të jetë qytetar britanik, ose ndonjë shqiptar që ka fituar qytetarinë britanike. Sipas ligjit britanik, martesa të tilla të jashtëligjshme gjobiten me nga 5 deri në 7 mijë stërlina. Më tej ai ka sqaruar se martesa mund të ketë ndodhur disa vite më parë, kur Ledina ishte e lumtur në krahët e të dashurit të saj, Redit me origjinë nga Tirana, por që prej 12 vitesh jeton në lagjen “Çelsi”, që njihet si zona e më të pasurve në Londër. Nëse autoritetet britanike vërtetojnë që Çelo është e përfshirë në një “Sham Marriage” (Martesë jo legjitime), siç njihen në Britaninë e Madhe, ajo rrezikon të penalizohet.
Ndërkaq, të shumtë janë zërat dhe thashethemet që qarkullojnë korridoreve në Akademinë e Arteve, ku duket se kjo martesë nuk qenka kaq e fshehur. “Bluetooth” pyeti dhe në akademi, dhe shumica e dinin fare mirë martesën e saj. Gjithsesi, këngëtarja vetë e kontaktuar nga ne, nuk është se e mohoi kur e pyetëm, por thjesht na tha që s’kishim pse e shqetësonim duke na mbyllur telefonin. Fenomeni i të tilla martesave mësohet se është shumë i përhapur në Britaninë e Madhe dhe kryhet nga ata të huaj që nuk kanë leje qëndrimi. Mesa duket kësaj zgjedhjeje nuk ka mbetur pa i shpëtuar këngëtarja që preku Eurovizionin, e cila pas ndarjes me të dashurin vendosi mos të largohet nga Londra. Në intervista të shumta të dhënë për media të ndryshme në Tiranë, Ledina është shprehur se në Angli po merr kurse private për aktrim dhe vallëzim. Ledina në fakt ka tentuar të jetë pjesë e një spektakli vallëzimi në BBC, por për fat të keq nuk ka mundur të kualifikohet. (Gazeta Shqiptare)


Help Invalid People In Albania




0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors