Vuante nga epilepsia, vetëvaret 46-vjeçarja

Shkodër-E lodhur nga sëmundja nga e cila vuante prej vitesh, një 46-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u varur në litar. Ngjarja ndodhi në komunën e Gjegjanit në rrethin e Pukës, ku Gjelina Ndoc Frrokaj, e martuar dhe me dy fëmijë, është vetëflijuar mbrëmjen e së enjtes.

Sipas burimeve policore, ajo ka dalë nga banesa dhe ka shkuar në kasollen e bagëtive, në oborrin e shtëpisë dhe aty ka varur veten me litar. Të afërmit, të shqetësuar nga vonesa e saj kanë shkuar ta kërkojnë, po e kanë gjetur pa jetë. Policia ka kryer veprimet përkatëse dhe në bazë të ekspertizës së bërë dhe deklarimeve të marra, rezulton se nëna e dy fëmijëve, kishte probleme depresive të shkaktuara nga fakti se prej kohësh ajo ishte e sëmurë nga epilepsia. Kjo është vetëvrasja e 18-të që ndodh në qarkun e Shkodrës nga fillimi i këtij viti dhe e treta brenda javës.(KohaJone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors