Dyshimi, gjendet i vetevrare “Kallami”

Nje 32-vjecar nga Pogradeci, i ardhur prej vitesh ne Elbasan, eshte gjetur i vrare dje ne banesen e tij ne lagjen “Shen Koll” ne afersi te unazes jugore te qytetit te Elbasanit. Esteban Hyseni dyshohet te jete vetevrare aksidentalisht me nje arme zjarri automatike, tip “PMSH”, ndersa policia po punon edhe ne pisten e nje vetevrasjeje. Por nga te dhenat e mbledhura nga uniformat blu, rezulton se babai i dy femijeve nuk kishte motive per t’u vetevrare.

Rreth ores 14.00 te pasdites se djeshme Esteban Hyseni ka dale nga banesa, duke kerkuar ndihme. Babai i dy femijeve ndodhej i vetem ne shtepi, pasi bashkeshortja Valbona prej 6 muajsh ka emigruar ne Itali, ndersa dy femijet G.11 vjec dhe Xh. 6 vjec ndodheshin te gjysherit e tyre ne Elbasan. Deshmitare okulare pohojne se Estebani, i mbiquajtur edhe “Kallami”, ka qene krejt normal kur eshte futur ne banesen e tij. Madje, daja i Valbones, Pellumb Selmani, tregon se ne dreke kane qene bashke dhe se gjithcka shkonte per bukuri. Mes tyre ka pasur edhe nje bisede per Valbonen, e cila ka kerkuar te kthehet ne atdhe, por sipas dajes ka qene vete “kallami” qe ka kundershtuar ardhjen e saj ne vendlindje. Me pas 32-vjecari eshte futur ne banesen e tij. Fqinjet tregojne se kane degjuar thirrje per ndihme dhe kane pare Estebanin te dale jashte i gjakosur. Banore te rastesishem e kane nisur per ne spital, por ai ka nderruar jete gjate rruges. Ne vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor, qe kane kryer veprimet paraprake.

Nga te dhenat e para te policise rezulton se vdekja e 32-vjecarit ka ndodhur ose nga pakujdesia, ose ai eshte vetevrare. Esteban Hyseni jetonte duke mbledhur hekurishte, ndersa bashkeshortja e tij i dergonte hera-heres pará nga Italia. Burime hetimore bene te ditur se Esteban dhe Valbona Hyseni jane te pacelebruar, edhe pse kane lindur dy femije. Ndersa fqinjet shprehen se, edhe pse kishte keto halle, Estebani e kalonte lehte jeten dhe dukej i lumtur ne strehezen e tij.

“Nuk kishin probleme, me gjithe largesine”

Daja i Valbona Hysenit, Pellumb Selmani, tregon se Estebani ishte dhender ne Elbasan. “Ai ka ardhur nga Pogradeci dhe jeton ketu ne Elbasan. Nga bashkejetesa me mbesen kane lindur dy femije. Si te gjithe ne kane probleme, pasi ishin te papune”. Selmani shpjegon, se Estebani jetonte duke mbledhur hekurishte, te cilat i shiste per skrap, ndersa mbesa e tij, Valbona, emigroi ne Itali per te mbledhur ca te holla. Femijet jetonin here me babane e tyre dhe here tek gjysherit, ndersa Valbona i ka ndihmuar sa ka pasur mundesi. “Sot ne mesdite ne ishim bashke dhe m’u duk mjaft mire. E pyeta per Valbonen. Ai me tha se donte te vinte ne Shqiperi, por ai vete e kishte kundershtuar ardhjen e saj. Pime nga nje cigare dhe me pas u ndame. Lajmin e mora vesh nga Italia, nga mbesa ime. Eshte shume e cuditshme, se si ka vrare veten. Ose mund te jete vrare aksidentalisht”, - perfundon Selmani, duke shprehur habine per ate qe ka ndodhur.

Automatiku-vrases, gjysme i zberthyer

Oficere te policise gjyqesore kane grumbulluar provat e para materiale dhe shkresore. Ne cilesine e proves materiale eshte sekuestruar nje arme, tip “PMSH’, me tyte te modifikuar, e cila ishte gjysme e zberthyer dhe me shenja te dukshme ndryshku. Policia ka sekuestruar armen, plumbin dhe gezhojen. Viktima ka pasur nje goditje te vetme ne pjesen e barkut, e cila ka qene fatale per 32-vjecarin. Ende nuk dihet origjina e armes, por mendohet qe ajo te jete gjetur mes hekurishtesh, kur ai mblidhte skrap. Aktualisht hetimet jane perqendruar ne pisten e vetevrasjes nga pakujdesia, duke tentuar te zbertheje armen e ndryshkur per te nxjerre pjeset metalike, te cilat shiten per skrap. Eksperte te kriminalistikes kane saktesuar, se qitja eshte bere me puthitje, ndersa lloji i armes eshte nder me te pasigurtit, qe kryen shpesh qitje te pavullnetshme. Policia ka perjashtuar kategorikisht pisten e nje vrasjeje te qellimshme, duke u shprehur se per kete nuk ka asnje prove. (KohaJone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors