Trafik makinash te vjedhura, 2 ne pranga

Dy persona dyshohet te jene pjese e nje rrjeti nderkombetar te trafikimit te automjeteve te vjedhura, qe riciklohen ne tregun shqiptar. Felek Asani, nje 37-vjecar nga fshati Saraje i Shkupit te Maqedonise, eshte arrestuar ne flagrance ne oret e para te mengjesit te djeshem. Policia tha, se ai ndodhej ne drejtimin e nje automjeti, tip “Porche Cayenne”, me te cilin tentonte te hynte nga Maqedonia, nepermjet vendkalimit kufitar te Qafethanes. Pasi kane verifikuar nepermjet Interpolit per mjetin qe do te hynte ne vendin tone, ka rezultuar se kjo makine eshte denoncuar e vjedhur pak kohe me pare ne nje shtet evropian.

Ndersa Ylli Seitllari, nje 31-vjecar nga Pogradeci, eshte kapur ne kufi me nje mjet me targa te Devollit per te cilat nuk dispononte asnje dokument. Edhe ky mjet mesohet se ka qene tip i fundit, por sipas policise, mjeti qe do te vinte ne Pogradec nuk kishte asnje dokument shoqerues dhe dyshohet te jete me targa false per t’u trafikuar. Nga hetimet e zyres se trafiqeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut te Korces, eshte mesuar se 37-vjecari Felek Asani ne tri javet e fundit ka sjelle nga e njejta pike kufitare gjashte automjete te ndryshme per t’u shitur ne vendin tone. Nga verifikimet ne sistemin kompjuterik, nepermjet Interpolit, eshte dokumentuar se te gjashta mjetet, me te cilat ai ka hyre ne Shqiperi gjate tre javeve, kane qene te gjitha te vjedhura. Makinat qe sillte 37-vjecari Felek Hasani kane qene me targa maqedonase dhe bullgare. Sipas policise, dyshohet se shqiptaro-maqedonasi i sjell keto mjete me porosi te trafikanteve shqiptare, ndersa uniformat blu thone, se dyshohet per nje rrjet te perbashket, qe kalon ne disa shtete. Policia po heton per lidhje te mundshme ndermjet dy te arrestuarve gjate operacionit, ndersa ka bere te ditur se po kerkohen bashkepunetoret e tjere te 37-vjecarit Hasani ne territorin shqiptar. (Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors