Vrau në vitin 2001 për gjakmarrje, arrestohet

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar pasditen e sotme një 27- vjeçar të akuzuar për një vrasje të kryer në vitin 2001. Paulin Ejll Kola, lindur në fshatin Mali Hebaj të komunës Berdicë, akuzohet se në bashkëpunim me burrin e së motrës, shtetasin Valentin Ftoni, kanë vrarë për hasmëri shtetasin Behar Becaj. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.00 të asaj dite në lagjen Guerile të qytetit të Shkodrës.

Babai i Kolës ishte grindur me dajën e viktimës Behar Becaj dhe më pas ishte vrarë nga Valmir Hoxha, i afërm i familjes Becaj. Valmir Hoxha ka qenë i njohur në Shkodër e Malësi të Madhe për disa vrasje dhe aktualisht ndodhet i burgosur pasi është i dënuar me burgim të përjetshëm. Në momentin kur ai ka vrarë Ejll Kolën ka plagosur dhe dy persona të tjerë, mes të cilëve dhe djalin e tij Paulinin. Pas kësaj ngjarjeje Paulin Kola ka marrë hak duke vrarë Behar Becajn por ngjarja u pezullua për mungesë provash. Pak kohë më parë, policia e Shkodrës rihapi hetimet dhe siguroi të dhënat që implikonin të arrestuarin e djeshëm. (Shekulli)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors