Zhvleresimi i USD, cmimi naftes 98 dollare fucia

Cmimet e naftes ne tregjet nderkombetare kane pesuar dje nje rritje tjeter, si pasoje e zhvleresimit te dollarit ne nje rekord te ri historik. Dje nje dollar ne kembim me euron ka kushtuar vetem 67 cent nga 69 cent qe ka qene dy dite me pare. Nderkohe qe renia e valutes se gjelber eshte reflektuar menjehere ne rritjen e cmimit te naftes ne nivelin 98 USD per fuci, dje. Vendet prodhuese te naftes, OPEC, sipas nje marreveshjeje te perbashket, qekur organizata funksionon, e shesin naften ne valuten amerikane dollarin, e konsideruar ende me e besueshmja, per shkak te madhesise se ekonomise amerikane.

Keshtu qe nje zhvleresim i valutes se gjelber i ul menjehere fitimet e prodhuesve te naftes. Por, per t’u mbrojtur nga rrisqet qe sjell kursi i kembimit, vendet e OPEC sa here qe zhvleresohet dollari me te njejten mase rrisin edhe cmimin e naftes. Kjo renie eshte reflektim i politikave monetare te SHBA per te zhvleresuar dollarin per te ndihmuar shtetasit amerikane ne shlyerjen e kredive. Renia e USD eshte reflektuar menjehere me rritjen e cmimeve te naftes, fenomen ky qe eshte ndikuar edhe nga disa lajmerime per nje zhvleresim te metejshme te dollarit ne ditet ne vazhdim. Kohet e fundit vendet e OPEC kane diskutuar mjaft here per te shitur naften ne euro me qellim reduktimin humbjeve qe vijne nga kursi i kembimit, por pavaresisht luhatjeve dollari mbetet dominant ne ekonomine boterore per shkak te madhesise qe ka SHBA ne prodhimin e pergjithshem boteror.

Keshtu sipas kesaj ecuria rritja e cmimit te naftes me se shumti kohet e fundit eshte atribut i zhvleresimit te dollarit. Mirepo grosistet ne tregun vendas jane duke spekuluar me kete fenomen. Keto dite ne tregjet vendase nje liter nafte po shitet me 145 leke, duke e justifikuar kete cmim me tregjet nderkombetare. Por, grosistet nese e kane blere dollarin vjet me 96 leke tani jane duke e blere me 81 leke. Keshtu qe rritja e cmimit ne tregun nderkombetar favorizohet nga kursi i kembimit. Eshte bere tradite tashme se sa here qe cmimet e naftes ne tregun nderkombetar rriten, edhe ne tregun vendas ndodh keshtu. Por, kur cmimet ne tregjet nderkombetare ulen, tregu vendas nuk reagon. Nisur nga kjo dukuri, Autoriteti i Konkurrences ka hapur nje proces hetimi ne tregun e hidrokarbureve. Ne nje deklarate zyrtare, Komisioni i Konkurrences njoftoi disa dite me pare se, gjate monitorimeve te kryera ne tregun e gazoileve sidomos naftes, ka rezultuar se, ka shenja te kufizimit dhe te shtremberimit te konkurrences duke mos reflektuar cmime te nje konkurrence efektive ne treg.

Tregu vendas, dollari dje 81 leke

Nje dollar u kembye dje ne vleren e 81 lekeve, duke shenuar nje rekord historik, nderkohe qe perspektiva mbetet e zymte per dollarin. Rezerva Federale ne SHBA qe eshte edhe ne rolin e bankes qendrore atje ka lajmeruar nje ulje tjeter te cmimit te USD brenda ketij viti. Por si po e perjeton ekonomia vendase kete zhvleresim. Ata qe kane te ardhurat ne leke por qe paguajne nje kredi ne dollare, po fitojne nga renia e dollarit. Pasi tani me te njejten sasi lekesh blejne me shume dollare. Ndersa ato qe kane kursime ne kete valute do te fitojne me pak nga normat e interesit.

Sherbimet, kryesojne ne shitje

Sektori i sherbimeve eshte karakterizuar nga nje norme mesatare rritjeje me e larte se ajo e sektoreve te tjere, nderkohe qe rritja e shitjeve ne sektoret e transportit dhe telekomunikacionit ka qene me e moderuar, njofton Banka e Shqiperise, ne raportin e fundit te saj. Sipas BSH-se, gjate ketij vitit u evidentua prirje rritese ne ritmet vjetore te vellimit te shitjeve edhe ne sektorin e industrise. Nderkohe qe ne tremujorin e katert 2007, shitjet shenuan nje rritje prej rreth 22,8 per qind, krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Ky perben edhe ritmin me te larte te shitjeve, te regjistruara ne gjashte vitet e fundit. Shitjet ne nensektorin e industrise nxjerrese, u dyfishuan ne krahasim me nje vit me pare. Sipas BSH-se, nje ecuri e tille u reflektua edhe ne nendege te industrise se rende, si ajo e rafinimit, e metalurgjise dhe e perpunimit te metaleve, qe jane te lidhura drejtperdrejt me industrine nxjerrese. Keto nendege, shenuan ritme te larta rritjeje krahasuar me nje vit me pare. Sektori i industrise perpunuese rezultoi me nje rritje te qendrueshme, me rreth 28,5 per qind. Kontribut pozitiv ne kete ecuri dhane edhe ritmet e larta rritese ne nendeget e industrise se lehte. Nderkohe, nensektori i energjise elektrike, ujit dhe gazit, shenoi vlera shitjeje, pothuaj te njejta si edhe nje vit me pare.

Energjia, familjaret me korrektet

Konsumatoret familjare kane rritur nivelin e arketimeve gjate vitit 2007, me nje rritje te ndjeshme krahasuar me vitin 2006, bene te ditur dje per ATSH-ne, burime zyrtare te KESH-it. Niveli i arketimeve te energjise se konsumuar per periudhen 9-mujore nga grupi i konsumatoreve familjare, ka arritur ne 77,3%, nga 68,6% te faturimit te energjise elektrike ne vitin 2006. Ne arritjen e ketyre rezultateve qe jane pozitive, gjithcka po mbeshtetet ne punen e perditshme qe po kryejne punonjesit e KESH-it ne drejtim te prerjeve te lidhjeve te paligjshme si dhe shkeputjen e energjise per te gjithe ata qe nuk e paguajne energjine elektrike qe konsumojne. Burimet e KESH-it thane se puna per arketimin e cdo kilovat/ore energji te konsumuar do te vijoje cdo dite, per te arritur ne nivelet e pranueshme, duke vleresuar energjine si cdo mall tjeter ne treg, qe nuk mund ta blesh pa pagese. (Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors