Tirane- Borxhi qe solli therjen me thike te menaxherit te nje rulete ne rrugen “Komuna e Parisit”, perfundon ne Gjykaten e Tiranes. Diten e djeshme ka nisur procesi gjyqesor ne ngarkim te Plaurent Hodajt, 33 vjec, te akuzuarit per “vrasje, te kryer ne kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme”. Te dyja palet, organi i akuzes dhe mbrojtja, jane perballur per pak caste me njera-tjetren.
Seanca gjyqesore eshte shtyre, pasi mbrojtja ka kerkuar edhe njohjen e me aktet procedurale rreth hetimit, te kryer nga akuza per vrasjen e Naim Durresit, 47 vjec, disa muaj me pare ne Tirane. Plaurent Hodaj eshte i akuzuari kryesor per vrasjen e menaxherit te ruletes ne afersi te rruges “Komuna e Parisit” dhe motivi ka qene nje borxh i pashlyer nga i dyshuari ne arken e ruletes gjate lojes. Viktima dhe autori kishin kohe qe njiheshin se bashku. Autori, sipas prokurorise, detyrohej 100 mije leke ndaj ruletes dhe kishte marre viktimen disa dite rresht ne telefon, ku dhe e kishte fyer. Pas perballjes me njeri-tjetrin Hodaj e ka qelluar disa here me thike Naim Dursin, i cili me pas ka gjetur vdekjen e menjehershme. (KohaJone)
0 Comments:
Post a Comment