Gjykata rrezon padine e Gezimit te Kashtes

Tirane- Gjykata e Tiranes ka pushuar dje padine e ngritur nga Gezim Salillari (Gezimi i Kashtes) me objekt kundershtimin e vendimit te prokurorise. Ne seancen e djeshme, asnje prej paleve nuk eshte paraqitur ne gjykate. Ne keto kushte, gjyqtari i ceshtjes, Martin Deda, e ka pushuar padine.

Salillari ka bere me 30 mars te ketij viti nje padi ne Gjykaten e Tiranes, ku kundershtonte vendimin e prokurorise per arrestimin e tij, pasi ishte denuar ne Itali dhe amnistuar per krimin e kryer. Por, meqenese, Salillari u lirua, duket se asnjeres prej paleve nuk i ka interesuar te vazhdoje me histori gjyqi. (KohaJone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors