Vlorë, pasagjerët braktisin tragetin, akuza kapitenerisë

Vetëm tregtarët kanë vazhduar udhëtimin për në Itali me tragetin që pasditen e së shtunës pësoi defekt në det

VLORË- Defekti në motorin e tragetit të linjës Vlorë- Itali është shoqëruar dje me reagime të shumta nga pasagjerët që kanë qenë brenda ambienteve të tij. Mëngjesin e djeshëm, trageti është sjellë sërish në kalatën e portit të Vlorës, ku një pjesë e pasagjerëve kanë preferuar më mirë kthimin pas një udhëtimi aspak të këndshëm për pasojë e defektit në detin disaballësh.

Pasagjerët

"Ne po zbresim sepse nuk mund të udhëtojmë më në kushte të tilla, pasi tërë natën na ka shkundur deti. Ne kemi parë tmerr me sy dhe nuk mund të rinisim më rrugën. Nuk na dhanë asnjë ndihmë gjatë natës, as fëmijëve dhe as pleqve. Nuk pamë asnjë punjonjës përgjithë natën si dhe asnjë mjek. Nëse do të kishte vdekur ndokush do të merrej vesh vetëm sot në mëngjes",- janë shprehur disa nga udhëtarët e tragetit. Ata kanë akuzuar kapitenerinë e portit të Vlorës që lejoi targetin të udhëtonte për në Brindisi me atë kohë të keqe ku deti arrinte deri në 10 ballë. Probleme nga kthimi i pasagjerëve kanë hasur edhe agjencitë e udhëtimit, të cilat janë detyruar që të rimbursojnë ata pasagjerë që nuk kanë dashur që të udhëtojnë më në drejtim të Italisë. Vetëm një pjesë e vogël e pasagjerëve kanë vazhduar udhëtimin por edhe ata kanë pohuar se kjo ka ndodhur sepse kanë mjete që trasportojnë mallrat nga Shqipëria për në Itali dhe anasjelltas. "Tashmë jemi mësuar me difektet që ndodhin në tragete dhe nuk na bën përshtypje. Kanë ndodhur edhe defekte më të mëdha por ne nuk kemi pësuar gjë. Ata që nuk janë mësuar me tragete tremben nga gjera të tilla",- pohoi dje një prej tregtarëve që vazhdoi udhëtimin për në Itali.

Defekti

Trageti "Aleksandros" është nisur nga porti i Vlorës në orën 13.00 të ditës së shtunë me 90 pasagjerë dhe 23 automjete të tonazheve të ndryshme, por pasi ka kaluarmezzokanaline Otrantos, një nga dy helikat është ngatërruar me litarin që përdor trageti për ankorim në terminal. Pas verifikimit të difektit është ndërhyrë për tëzhbllokuar elikën nga punonjësit e tragetit, por ka qenë e pamundur për shkak të detit shumë të trazuar. Kapiteneria ka bërë një konsultim me kapitenin e tragetit dhe është marrë vendim që ai të rikthehet në mol por pa mundur të ankorohet për shkak të mos funksionimit të një prej motorëve që ishte prishur. Trageti ka mbërritur dy milje larg portit dhe më pas është ndërhyrë me polumbarë për të zhbllokuar elikën, por ka qënë e pamundur për shkak të detit shumë të trazuar dhe turbullirës që ka pasur uji. Për gjithë natën pasagjerët kanë qendruar në traget të shqetësuar nga deti i trazuar dhe frika se mund t'iu ndodhte ndonjë gjë e keqe. Në orën 07.00 të mëngjesit të djeshëm, dy polumbarë kanë ndërhyrë për të prerë litarin në helikë dhe pas tre orësh punë ata kanë arritur që të riparojnë defektin. Kjo i ka hapur rrugë ankorimit të tragetit në kalatën e portit për të zbritur pasagjerët dhe mjetet. Ndër pasagjerët ka pasur shumë persona që preferuan që të riktheheshin në Shqipëri në vend që të rinisnin udhëtimin mes detit të trazuar për në Itali.

REAGIMI

Kapiteneria: Faji është i personelit të tragetit dhe motit

VLORË- Sipas kapitenerisë portuale të Vlorës, defekti në traget ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së punonjësve të tij si dhe të kohës së keqe. "Si pasojë, litari ka rënë nga trageti dhe është lidhur në elikën e njërit prej motorëve të tragetit, deri sa e ka bllokuar atë. Pasi ai ka mbërritur në afërsi të molit është ndërhyrë për të riparuar defektin nga polumbarët e Delta Forcës, por ka qënë e pamundur për shkak të detit shumë të trazuar dhe shikimittë dobët në thellësi të detit",- thanë burimet zyrtare të kapitenerisë së portit. Kreu i kapitenerisë, Anastas Goga, ka reaguar dje edhe në drejtim të akuzave të bëra nga pasagjerët e frikësuar. Sipas tij, nuk është kapiteneria ajo që i ndalon apo i urdhëron tragetet të udhëtojnë. Ajo është e drejtë ekskluzive e kapitenit të tragetit nëse duhet të niset për udhëtim apo në duhet të pezullojë udhëtimin. Ne vetëm japim koordinatat si dhe kohën metereologjike se si mund të jetë koha",- tha Goga. A.P (Shekulli)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors