Operacioni i koduar "Village Park" ka arritur të arrestojë prostitutën, pronaren e lokalit si dhe sekserin e klientëve
FIER- Policia e Fierit ka arrestuar paraditen e djeshme tre persona të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni. Ndërkohë një person i katër është shpallur në kërkim pasi ka mundur që t'i shpëtojë arrestimit. Policia lokale kishte kohë që mbikëqyrte lokalin e një 31- vjeçareve dhe dje ka vendosur të finalizojë punën e saj duke prangosur në flagrancë pronaren e lokalit, prostitutën dhe tutorin e saj. Operacioni i djeshëm është koduar nga policia fierake me emrin "Village Park".
Në rrugë operative policia e Fierit ka mësuar për një lokal ku prej kohësh ushtrohej prostitucion. Të dhënat tregonin për një vajzë të re, rreth të 20-ave, e cila merrte pesë mijë lekë të reja për çdo klient. Hetuesit kanë zbuluar se ky lokal ishte shumë i frekuentuar nga klientë të ndryshëm dhe kanë vendosur mbikëqyrjen e tij për të dokumentuar sa më mirë veprën penale. Dje hetuesit kanë vendosur finalizimin e operacionit që ka shpënë në pranga tre persona. "Pas një pune të gjatë operative është bërë arrestimi i shtetasit R.Hyseni, 30 vjeç, banues në Mallakstër i akuzuar për veprën penale të shfrytëzimit tëprostitucionit, A.S 21 vjeçe e arrestuar për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit dhe shtetasen A.L, 31 vjeçe pronare e lokalit ku ushtrohej prostitucioni. Ajo është arrestuar në flagrancë për veprën penale të mbajtjes së lokalitpër prostitucion",- thanë dje burimet zyrtare të policisë lokale.
Sipas tyre, është prerë urdhër-arresti edhe për një person të katërt por ai nuk është gjetur në vendndodhjen e tij të zakonshme dhe për pasojë është shpallur në kërkim. Ai është shtetasi A.Karaj, 32 vjeç, i cili akuzohet per veprën penale të shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese. Burimet e policisë shpjeguan dje se 21- vjeçarja kishte pranuar që të prostituonte kundrejt një pagesë prej pesë mijë lekësh të reja për çdo klient. Ajo ka qenë e para që ka rënë në prangat e policisë dhe më pas ka pranuar që të tregojë të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë. "Nga veprimet hetimore të kryera u bë e mundur dokumentimi ligjor edhe për personat e tjerë. Hetimet kanë treguar se ky lokal ishte nën administrimine shtetases A.L, ndërsa shtetasi R.Hyseni siguronte klientët, të cilët ishin të moshave të ndryshme. Personi që është shpallur në kërkim, A.Karaj, ishte shfrytëzuesi i 21- vjeçares, i cili merrte edhe pjesën më të madhe të fitimeve",- thanë dje hetuesit. Sipas tyre, lokali ku ushtrohej prostitucioni është vënë në sekuestro konservative dhe më pas do t'i kërkohet gjykatës sekuestrimi i plotë i tij. Në cilësinë e provave materiale policia ka mundur që të sekuestrojë një automjet të tipit Benz Mercedes me targa të Fierit, një shumë prej 30 mijë lekësh si dhe tre aparate celularë. (Shekulli)
0 Comments:
Post a Comment