Tirane – Tragjedia e ndodhur pak muaj me pare ne Shkollen Teknologjike, ku humben jeten dy punetore, con ne Gjykaten e Tiranes firmen “Theos”. Babai i nje prej viktimave, Anton Kovacit, 18-vjecarit qe vdiq tragjikisht ne diten e dyte te punes nen rrenojat e Hoteleri-Turizmit, padit firmen sipermarrese dhe kerkon 80 mije euro demshperblim. Pjeter Kovaci ka marre dje rrugen e gjate nga fshati Prush, ku dhe banon, per te qene i pranishem ne seancen e pare gjyqesore ne Gjykaten e Tiranes. I perfaqesuar nga nje avokat mbrojtes, babai i 18-vjecarit te ndjere ka bere publike para gjyqtares se ceshtjes, Ariana Caco, edhe shumen qe kerkon si demshperblim per vdekjen e te birit nen rrenoja.
Ndersa ngjarja e rende duket se eshte harruar pas lirimit te administratores se firmes “Theos” dhe kerkeses per te rimarre licencen si firme ndertimi, tragjedia dhe dhimbja nuk eshte kapercyer kollaj nga nje prej prinderve te viktimave. Pjeter Kovaci, babai i Antonit 18-vjecar, qe mbeti i vdekur nen rrenoja pese muaj me pare, dje ka kerkuar demshperblim ndaj firmes. Pala e paditur eshte shoqeria ndertimore “Theos” sh.p.k, e cila nuk ka dhene asnje koment ne lidhje me shumen e kerkuar gjate seances se djeshme. Padia eshte depozituar ne Gjykaten e Tiranes me date 26 shtator te ketij viti. Sipas babait te viktimes, humbja e djalit te vetem te tij diten e dyte te punes ka ardhur si pasoje e mungeses se masave te sigurimit nga firma, sipas ligjit. Pala paditese ka pretenduar, se mungonte planimetria dhe plani i masave nga ana e firmes per shembjen.
“Djali im nuk ka pasur pervojen e duhur te shembjes se soletes se katit te dyte apo te trete te godines, pasi ishte vetem dita e dyte e punes se tij”, -mesohet te kete thene Pjeter Kovaci dje gjate seances, ashtu sikurse eshte shprehur dhe ne padi. Mosnjohja e kesaj pervoje ka bere qe punetoret te shembin shtyllat mbajtese dhe kolonat qe lidhnin soleten me murin, e cila ka cuar dhe ne shembjen e dy soletave dhe mureve anesore. Ne seancen e pare gjyqesore, Kovaci ka qene i prere edhe ne shumen qe duhet te kerkonte, nje demshperblim prej 80 mije euro nga shoqeria ndertimore “Theos” sh.p.k. Nderkohe qe seanca e radhes pala paditese do te paraqese edhe pretendimet e saj per kerkesen e bere nga Pjeter Kovaci.
Viktimat
Isuf Spahiu, 55 vjec, banues ne Laknas
Anton Kovaci, 18 vjec, banues ne Prush
Te plagosur
Selim Selimaj, 40 vjec, banues ne Paskuqan
Shpetim Morina, 38 vjec, banues ne Paskuqan
Gazmend Todja, 30 vjec, banues ne Paskuqan
Liman Morina, 20 vjec, banues ne Bathore
Alush Gjeci, 37 vjec, banues ne Bathore
Kadri Koci, 34 vjec, banues ne Paskuqan
Si humben jeten dy punetoret
Shembja e Shkolles Teknologjike, Hoteleri-Turizem, ne zonen e Tiranes se Re, ka ndodhur ne daten 21 qershor te ketij viti. Ora shenonte 10:40 minuta, kur punetoret e firmes “Theo”, e cila kishte fituar tenderin per rikonstruksionin e godines nga Ministria e Arsimit, punonin ne katin e trete te saj. Tragjedia ka zgjatur per me se pese ore, derisa dy viktimat e identifikuara u nxoren nga trupat e shpetimit dhe u derguan ne morg. Nderkohe qe gjashte kane qene te plagosurit e tjere, te cilet pesuan fraktura te lehta. Policia mori ne pyetje punetoret e mbijetuar dhe drejtuesit e firmes, duke arrestuar administratoren Xhulieta Gjini, e cila u lirua pas disa javesh, me vendim te gjykates.
Arrestimi dhe lirimi i administratores
Policia e Tiranes shoqeroi dhe me pas ndaloi per shkelje te rregullave teknike e masave te sigurise, Xhulieta Gjinin, inxhiniere e punimeve dhe administratore e firmes sipermarrese “Theos”. Prokuroria e mori nen hetim si pergjegjesen kryesore per tragjedine, ku humben jeten dy punetore dhe u plagosen gjashte te tjere. 51-vjecarja ne asnje moment nuk e ka pranuar akuzen per “shkelje e rregullave te mbrojtjes ne pune”. Nderkohe qe vete Gjini e ka justifikuar shembjen perpara organit te akuzes, si nje gabim i ardhur nga pakujdesia e punetoreve. Ajo u lirua nga gjykata pas apelimit te ceshtjes, nderkohe qe firmes iu hoq licenca menjehere nga autoritetet kompetente. Pak jave me pare eshte bere nje kerkese ne gjykate per te rimarre licencen, e humbur perkohesisht. (KohaJone)
0 Comments:
Post a Comment