Nje rekrut i repartit ushtarak ne Surrel te Tiranes, u arrestua dje nga agjentet e antidroges, pasi u kap gjate sherbimit me nje sasi prej 763 gr. hashash. Telefonata e kryer dhe dyshimet e oficereve te policise ushtarake jane bere shkak per nje aksion te befasishem, qe ka nisur rreth ores 22:30 te mbremjes se premte, pak minuta pasi 20-vjecari Krenar Medja kishte marre edhe sherbimin e turnit te trete. Burime zyrtare te policise thane se rekruti, nga Lezha, gjate kontrollit u kap me sasine e lendes narkotike, per te cilen ka pretenduar gjate marrjes ne pyetje se e konsumonte personalisht si perdorues. Ceshtja e zbulimit te droges ne repartin 3001/4 te Tiranes i ka kaluar Antidroges dhe jo Policise Ushtarake, duke e hetuar per vepren penale “prodhim e shitje te lendeve narkotike”.
Ka mjaftuar nje telefonate tek agjentet e antidroges se Drejtorise se Policise Tirane, qe dhe Policia Ushtarake te vihej ne levizje e mblidhte informacione me te detajuara. Ndersa jane siguruar se ushtari 20-vjecar, Krenar Medja mbante nje sasi droge ne kapanonin ku flinte, eshte organizuar dhe nje operacion mbremjen e se premtes, me qellim kapjen ne flagrance. Mesohet se i riu sapo kishte marre sherbimin, kur ne dhomen qe flinte eshte kryer kontroll dhe zbuluar nje qese rreth nje kilogram, te dyshuar si lende narkotike. Menjehere jane marre ne pyetje ushtaret e fjetores dhe drejtuesit e repartit ushtarak ne Surrel, afer Farkes. Agjentet shoqeruan dhe me pas ndaluan te dyshuarin nga Lezha, i cili nuk ka bere asnje rezistence ndaj policise. Pasi eshte marre ne pyetje ne prezence te policise ushtarake, Medja eshte percjelle per ne policine e Tiranes.
I ndaluari Krenar Medja ishte rekrutuar ne sherbimin ushtarak kete vit dhe banonte ne qytetin e Lezhes. Here pas here, ai shkonte ne qytetin e tij, sipas hetimeve, nderkohe qe nuk ka mohuar pronesine e lendes narkotike gjate marrjes ne pyetje. “Une nuk jame shperndares i droges se llojit kanabis sativa, por vetem perdorues”, mesohet te kete thene 20-vjecari, qe ka mohuar se ua shiste ushtareve te tjere. Kjo eshte hera e pare qe ne nje repart ushtarak kapet lende narkotike.
Pyeten drejtuesit e repartit
Pas arrestimit te ushtarit, agjentet antidroge dhe Policia Ushtarake moren ne pyetje drejtuesit e repartit 3001/4 ne Surrel deri ne oret e para te mengjesit te djeshem. Burime policore thane per gazeten “KJ” se komandanti dhe oficeret drejtues te ushtareve te rekrutuar kane mohuar te ishin ne dijeni te ketij fakti, apo qe ne ambiente te pihej hashash nga rekrutet. Po keshtu dhe ushtaret e pyetur mohuan qe te blinin hashashin nga 20- vjecari, ndersa u sekuestrua ne cilesine e proves edhe nje telefon celular “Samsung”.
I ndaluar:
Krenar Medja, 20 vjec, ushtar
Sekuestruar:
763 gr kanabis sativa
nje telefon celular
Akuza:
“Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike” (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment