U-21, fitore spektakolare dhe rekord. Eurogol i Sukajt nga 30-metra


Sukaj (3), Abilaliaj dhe Progri janë autorët e golave në fitoren 0-5 të Shqipërisë U-21 në transfertën e Ishujve Faroe Shpresat arriten fitoren e tretë në gjashtë ndeshjet e zhvilluara, duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve, po aq sa Greqia e vendit të tretë në grupin 1 eliminator të Kampionatit Europian 2009. Shqipëria me fitoren ndaj vendit me vetëm 45 mijë banorë (i 217-ti në botë) vendos një rekord të sajin jo vetëm për fitoren tenistike në transfertë, por në të gjithë aktivitet e saj të mëparshme ndërkombëtare.

Pjesa e parë e takimit u mbyll 0-1 (gol i Xhevair Sukajt në minutën e 25-të), ndërsa në fraksionin e dytë të lojës kuqezinjtë shpërthyen duke realizuar një poker golash. Madje tre golat (0-2, 0-3 dhe 0-4) u shënuan shumë shpejt në të 48’ (Sukaj), në të 52' (Arbeër Abilaliaj) dhe në të 58’ Sukaj realizoi një supergol me një goditje nga 30-metra. Goli i pestë u shënua tri minuta përpara përfundimit të takimit (87’) me anë të Gerhard Progrit. Takimi u gjykua nga luksemburgasi Albert Tusaint. Trajneri Artan Bushati regjistroi fitoren e dytë në grup kundër formacionit të Hedin Askham, pas asaj të arritur në Elbasan (1-0, gol i Elis Bakaj me penallti).

E rëndësishme (të paktën për ne) është një statistikë: askush nuk ka fituar gjatë kësaj fushate me Ishujt Faroe në shtëpinë e tyre me këtë diferencë: Greqia fitoi 0-2 dhe Kroacia 1-2.

Nga ana tjetër rezultati 0-5, së bashku edhe me atë të Italisë , po 5-0 me Azerbjaxhanin janë edhe më të thellët të regjistruar në grup. Gjithsesi fitorja jonë 5-0 na e heq shihen e hidhur të humbjes 4-0 me Italinë në ndeshjen hapëse të kualifikueseve në Pontendera.

Fitorja me Luskemburgun është e 18-ta në 93 ndeshje ndërkombëtare të U-21, kur kemi arritur edhe 21 barazime dhe 54 humbje (golat: 69-166).

Shpresat pas barazimit në Azerjbaxhan (1-1, gol i Shoshit për Shqipërinë) arrijnë rezultatin e dytë rresht pozitiv.

Të mërkurën e ardhshme Kombëtarja U-21 do të luajë kundër Greqisë, e cila nga ana e saj humbi në Athinë me Kroacinë 3-4 në “Nea Smirnis”. Si Shqipëria ashtu dhe Greqia kanë grumbulluar të njëjtën kuotë pikësh, nga 10-të, por skuadra greke renditet e treta falë golaverazhit më të mirë.

Duke u ndalur te skuadra e Greqisë, një tjetër shqiptar ka shënuar gol kundër Kroacisë. Lojtari Elin Dhimuco natyralizuar si grek ishte edhe autori i golit të tretë të Greqisë, që solli edhe avantazhin e përkohshëm 3-2. Dimuço u zëvendësua në minutën e 80-të. Në formacionin e skuadrës greke luajti tiranasi Panajot Kone, i cili u zëvendësua në minutën me fillimin e pjesës së dytë.

Shqipëria U-21 në muajin mars të këtij viti zhvilloi një ndeshje miqësore me Greqinë në Athinë ku humbi 3-1.

EURO U-21: NDESHJET E LUAJTURA

01.06.2007

Itali-Shqipëri 4-0

06.06.2007

Shqipëri-Ishujt Faroe 1-0

08.09.2007

Shqipëri-Kroaci 1-0

11.09.2007

Shqipëri-Itali 0-1

17.10.2007

Azerbajxhan-Shqipëri 1-1

17.11.2007

Ishujt Faroe-Shqipëri 0-5

Renditja ne Grupin 1

Ekipi Nd F B H GSH GP Pikë

Italia 6 5 1 0 16 3 16

Kroacia 7 5 0 2 14 11 15

Greqia 6 3 1 2 15 10 10

Shqiperia 6 3 1 2 8 6 10

Ishujt Faroe 7 1 0 6 3 14 3

Azerbaijxhani 6 0 1 5 4 16 1

DO TË LUHEN

21.11.2007

Greqi-Shqipëri

26.03.2008

Shqipëri-Greqi

06.09.208

Kroaci-Shqipëri

10.09.2008

Shqipëri- Azerbajxhan

(Source: Albania-Sport)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors