Nukleari, domosdoshmeri dhe largpamesi politike

Me diskutimin me te fundit ne mjediset e politikes se Tiranes zyrtare, eshte ngritur nje problem per te cilin, me te drejte, opinioni publik duhet te jete i mirinformuar dhe mbi te gjitha, duhet te kuptohet nese eshte nje argument i drejte apo jo ndertimi i nje centrali atomik civil me perfitimin e vetem ate te prodhimit te energjise.

Per shume dekada, politika jone ne sferen nderkombetare ka qene jashte loje ne shume aspekte dhe nje nga argumentet qe e ka demonstruar kete paaftesi ka qene dhe zhvillimi energjetik i vendit, pasojat e te cilit sot jane para syve te te gjithe shqiptareve. Qe te kuptosh arsyen se perse jemi sot ne kete gjendje, duhet te kesh parasysh politiken e viteve ‘70-’80, le te mos largohemi shume e te qendrojme ne rajonin e Ballkanit, vende si ish-Jugosllavia, Bullgaria, Rumania investonin ne ato kohera per nuklearin, nderkohe qe te ne “politika e te diturit dhe te berit vete”, na ka cuar ne gjendjen e rende, ku jemi sot.

Problemi qe shtrohet sot eshte nese prodhimi i energjise berthamore eshte domosdoshmeri, mund te them me bindje intelektuale te plote se sikur te realizohej ky projekt, do te ishte nje nga arritjet me te rendesishme te Shqiperise ne fushen ekonomiko-diplomatike dhe mbi te gjitha nje pergjigje qe politika do t’i jepte ketij argumenti, pra sigurimit te energjise ne vend, qe eshte kthyer ne gangrene per popullsine, biznesin dhe per ekonomine kombetare ne teresi. Me cmimin qe po i ofrohet sot tregjeve nderkombetare, nje fuci me nafte shitet me 90-95-100 dollare. Per te prodhuar energji nga nafta ose nga nenproduktet e naftes vaj, gaz ose nga karboni, sot cmimi i energjise ka nje kosto nga 60-80 dollare per megavat/ora, duke futur brenda dhe certifikaten per kompensimin e anhidrid karbonit.

Ndersa me nje impiant nuklear te gjeneracionit te trete, per te prodhuar energji elektrike kostoja eshte vetem 46 euro per megavat/ora. Pra, me pak fjale duhet qe cmimi i naftes te jete 45-50 dollare per fuci qe t’i bej konkurrence teknologjise nukleare. Por ne kete cmim duhet pare i vecuar problemi i skorieve, i cili eshte nje problem cmimi qe nuk futet ne prodhimin konkurrencial midis dy produkteve. Pra, ne qofte se energjia nukleare nuk eshte e vetmja rrugedalje, nuk ka rrugedalje pa energjine nukleare.

Sot ne Evrope dhe ne bote ka nje nevoje nga nje ane per te pasur energji te sigurt, me cmime te arsyeshme dhe mbi te gjitha qe kjo mos te shkaktoje probleme ne ngrohjen e planetit. Duke u nisur nga kjo, energjia nukleare ka keto karakteristika. Nje nga grupet lider boteror ne kete sektor, pra te energjise nukleare EDF me 58 centrale atomike ne France, i kontrolluar 87% nga shteti francez, me nje faturim prej 58,9 miliarde euro dhe me nje fitim neto 5,6 miliarde euro, qe ka dhe 45% te aksioneve te EDISON, prodhon 95% te energjise ne te gjithe Francen, pa e agravuar ne asnje menyre efektin “ngrohje planeti”; ne France 10% e energjise vijne nga burimet e rinovueshme te energjise dhe 85% e burimit qendror te energjise vjen nga centralet atomike. Pra, nga nje ane cmimi i larte i naftes dhe problemet kunder CO² per ambientin, ne menyre te natyrshme, ka bere qe atomi te jete me konkurrues, pra te kushtoje shume here me pak.

Buxhetin e shteteve, ku dihet qe ne labirintet e diplomacive perendimore problemi i gjeopolitikes per furnizimin me energji elektrike tashme eshte real, nuk mund te tejkalohet me indiferentizem. Kalimi i tubacioneve te gazit dhe te naftes kalon teknikisht ne zona pa stabilitet politik dhe per rajonet ne te cilat ai kalon krijohen shpesh here pyetje dhe pergjigje shume delikate. Konfliktet qe jane ne shume zona te kontinentit te Azise nuk japin per tregun ne pergjithesi qetesi dhe konsolidim cmimi, dhe nje gje eshte e sigurt qe ne nje projekt afatgjate keto burime te naftes dhe te derivateve te veta po vijne drejt nje cikli qe po vete drejt mbarimit te ketij produkti qe krijon energji.

Ne bote numri i centraleve atomik nuk eshte rritur ne menyre teper te dukshme, ishin 440 ne 1986 sot jane me pak se 500. Por cfare rruge duhet te ndiqet qe opinioni publik te mos trembet nga ky argument dhe mbi te gjitha te ndertohet nje central atomik civil? Ne ndihme te kesaj vjen nje sistem legjislativ qe te krijoj te gjithe transparencen e duhur per krijimin e energjise nukleare e me kete te siguroje opinionin publik, krijimi i nje autoriteti indipendent qe te krijoje transparencen e duhur qe dhe defekti me i vogel te behet i njohur dhe ky autoritet, pra firma qe merr persiper ndertimin e impiantit te jete e njohur ne bote dhe te jap sigurine e nevojshme ne arenen nderkombetare, duhet nje impenjim politik ne nivel lokal, kombetar dhe nderkombetar per te siguruar popullin.

Po ne rastin e realitetit shqiptar keto tre elemente a perputhen bashke?

Ekzekutivi shqiptar ka marre persiper qe te kaloje ne parlament kete projekt. Firma qe jane paraqitur ne kete projekt jane te nje besueshmerie dhe te nje garancie madhore ne arenen nderkombetare. I vetmi problem qe ngelet eshte vullneti politik ne planin kombetar, qe ne mos te humbasim dhe kete shans politik, ne te cilin politika duhet dhe ka mundesine t’i paraqes opinionit publik alternativa dhe jo alarmizma. E majta shqiptare dhe lideret e saj duhet vetem te lexojne deklaraten e fundit qe nje nga eksponentet e te majtes italiane, ministri Jashtem italian, Masimo D’Alema dha ne nje vizite te tijen ne Indi, ku thekson se “do te kete nevoje ne rritje per energjine nukleare civile dhe per arsye ambientale”. Dhe mbi te gjitha duhet te merret rasti italian si shembull ku vertet jane te mbyllur centralet atomike qe nga 1987, mos te harrohet se Italia eksporton 87% te energjise duke gjetur solucionin te metani po te merren ne pergjithesi realiteti i Evropes, ku 17 vende kerkojne rrugedalje pikerisht tek energjia nukleare civile.

Te majten shqiptare duhet te beje te reflektoje fakti se ne France ka lokalitete dhe komuna qe bejne gare per te pasur shansin qe ne territorin e tyre te ndertohen centrale te tilla. Pra, ky eshte nje diskutim qe ne Evrope nuk eshte tabu, por eshte nje fakt kulturor, nje argument qe kerkon te superkalohen ideologjite e se kaluares nderkohe qe eksponente te politikes tone kombetare po mundohen ta perdorin kete fakt jo si problem politik serioz po si problem ideologjik.

Nderkohe qe per te majten evropiane ky argument nuk eshte me i tille e kaq i kompleksuar, pse valle duhet te jete tabu per te majten tone?

E pare ne planin e nje perspektive rajonale, vetem ne Ballkan, Bullgaria prodhon 2880 megavat energji ne vit nga impiantet nukleare, Sllovenia 707 dhe Rumania me 706 megavat energji ne vit. Se fundmi ne Rumani, firma italiane “Ansaldo Energia” ka ndertuar nje central ne Cernavoda, ku ka inauguruar reaktorin e dyte dhe po shikohet mundesia per ndertimin e nje reaktori te trete ne kete site nuklear. Ndersa ne nivelin nderkombetar dhe sidomos ne qetesine e stabilitetin e rajonit ku bejme edhe ne pjese, ndoshta argumenti i ndertimit te nukleares eshte me pak delikat dhe do pare me realizem politik. Nje Shqiperi me rend dhe siguri me te forte dhe me kufi me te kontrolluar do t’u jepte nderkombetareve ate qetesi te duhur per t’u treguar atyre qe per interesin tone kombetar dhe mbi te gjitha per te ardhmen e femijeve tane ky argument nuk duhet te ngelet i ngurte e te na trembe kaq shume. Per sa i perket largpamesise politike nuk eshte rasti i pare qe Kryeministri me prezantimin e ketij projekti ekonomik, duke perfshire ketu edhe “Shqiperine 1 euro” ne arenen nderkombetare po fiton pike dhe hapesira te reja per realizem politik. Diferenca midis nje burri shteti dhe nje politikani eshte se nje burre shteti mendon per brezat qe do te vine dhe per te ardhmen e vendit.

Besoj se ky eshte rasti i zotit Berisha.

Prodhimi i energjise nukleare per megavat ne Evrope per vitin 2005

Franca 66130

Rusia 23242

Ukraina 13818

B.Madhe 12852

Suedia 9198

Spanja 7876

Belgjika 6092

Cekia 3744

Zvicra 3352

Bullgaria 2880

Finlanda 2760

Sllovakia 2640

Hungaria 1866

Lituania 1300

Sllovenia 707

Rumania 706

Holanda 481

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors