Pjesa e pare: -Në nën një shi të rrëmbyer është duke u zhvilluar takimi Shqipëri-Bjellorusi. Numër i konsiderueshëm shikuesish në “Qemal Stafa”, që po i japin mbështetje skuadrën kuqezi së drejtuar zyrtarisht në bankinë nga Kovaçiç. Dhjetë minutat e para ishin të barabarta, me ndonjë ngacmim të Kapllanit dhe Skelës (të dyja nga larg), por dhe bjellorusët i kanë dhënë tonin takimit. Kutuzov (11’) pati rastin më të mirë për të kaluar Bjellorusinë në avantazh, por gjuajtja e tij nga rreth 16 metra u devijua nga Beqaj. Bjellorusia iu shfaq më kërkuese në lojë, madje duke rrezikoi disa herë nga afër.
Bogdani ndërmori një aksion nga e djathta e sulmit, pasoi për Kapllanin në zonën e vogël, por sulmuesi i Karslruhes gjuajti dobët duke humbur një mundësi të shkëlqyer për të shënuar golin e parë në minutën e 14-të.
Në minutën e 16-të Cana ekzekutoi një goditje të lirë nga 20 metra por topi përfundoi disa metra sipër traut. Minuta e 25-të solli edhe dëmtimin e portierit Beqaj, i cili pas ndihmës së marrë nga stafi mjekësor vazhdoi lojën. Kirengin u ndëshkua me karton të verdhe për ndërhyrjen ndaj Beqaj.
Minuta e 32-të ishte fatale, kur nga një gjuajtje prej 25 metrash Romashenko shënoi golin e parë, edhe pse Beqaj në tentativë për ta grushtuar topin vetëm sa e shtyhu në rrjetë. E pabesueshme 0-1.
Bariç kuptoi se mbrojtja nuk funksiononte si duhet dhe zëvendësoi Rustemin me Vangjelin në minutën e 37-të.
Minuta e 42-të solli edhe barazimin e Shqipërisë, kur Erion Bogdani falë sprintit të fuqishëm të tij hyri në zonë dhe goditi me forcë në trekëndëshin e majtë. Goli i parë i sulmuesit të Livornos në këto eliminatore. Ashtu siç edhe kishte premtuar ish-sulmuesi i Sienës.
Pas dy minutash erdhi radha e Kapllanit për të treguar aftësitë e tij, kur brenda zonës dhe harkoi topin me zgjuarsi mbi portierin kundërshtar. Goli i katërt i tij me fanellën e Shqipërisë, duke u konfirmuar edhe si golashënuesi më i mirë shqiptar i këtyre eliminatoreve.
Kur pritej që pjesa e parë të përfundonte me fitoren tonë, Kutuzov duke përfituar edhe nga një mbulim jo i mirë i Vangjelit shënoi golin e barazimit në minutën e 45-të.
KOMENTI- Pjesa e dyte
Tri minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Nevil Dede humbi një rast ideal kur mbrojtësi i Tiranës shumë pranë portës e goditi topin jashtë në rënie e sipër. Vangjeli në minutën e 50-të gjuajti nga larg por jashtë.
Skela u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 53-të. Në minutën e 55-të, Aleksandër Hleb u fut në zonën tonë, i lëshoi një top Kutuzovit, i cili shmang edhe ndërhyrjen e Dedes, që rrëshqet e më pas edhe Dallkun dhe ndëshkoi për herë të tretë Beqajn.
Në minutën e 60-të Dallku dha një top të bukur për Skelën, i cili pas disa manovrimesh të bukura brenda zonës goditi, por topi përfundoi ngjitur me shtyllën transversale. Një rast shumë i mirë për të barazuar.
Tri minuta më pas Maksim Romashenko tentoi të hyjë në zonë, por aty pengohet nga Dallku dhe gjyqtari turk Demirlek tregoi pikën e bardhë duke ndëshkuar edhe Dallkun me karton të verdhë. Romashenko ekzekutoi me qetësi 11-metërshin që e fiksoi rezultatin 2-4. Pas kësaj edhe një tjetër rast për bjellorusët për të shënuar golin e pestë.
Kovaçiç zëvendësoi në minutën e 70-të Edmond Kapllanin duke hedhur në fushë Hamdi Salihin.
Në minutën e 76-të Kova provon të luajë me tri sulmuesë duke hedhur në fushë Bushin në vend të mesfushorit Altin Lala, jashtë forme në këtë takim.
Golat: 0-1 Romashenko 32, 1-1 Bogdani 42’, 2-1 Kapllani 44’, Kutuzov 2-2 45’, 2-3 Kutuzov 55, 2-4 Romashenko 63 (11-m) (Albani-Sport)
0 Comments:
Post a Comment