Turp ne “Qemal Stafa”, kuqezinjte masakrohen


Shqiperi-Bjellorusi 2-4

Shenues: Bogdani 39’, Kapllani 43’/ Kutuzov 45’, 54’, Romashenko 28’, 63’ (pen)

Shqiperia: Beqaj, Curri, Dede, Rrustemi (Vangjeli 37’), Dallku, Lala (Bushi 76’), Cana, Duro, Skela, Kapllani (Salihi 70’), Bogdani

Trajner: S.Kovacic

Bjellorusia: Zhevnov, Omeljanshuk, Filipenko, Plaskoni (Sverniuk 65’), Kirenkin, Kulshi, Kalashev (Korithko 75’), Romashenko, Hleb, Buliga, Kutuzov

Gjyqtar: Demirelk (Tur)

Kartone te verdhe: Dallku, Cana, Skela, Kulshi, Filipenko, Omeljanshuk, Kalashev, Kirenkin.

Nje turp kuqezi! Ky do te ishte percaktimi me i mire per ate qe dhane ne fushe lojtaret e Kombetares sone. Endrra te hedhura ne plehra, tifoze te zhgenjyer dhe shume brenga lane sot te gjithe ata qe bertiten “Shqiperi, Shqiperi!”. Mes shiut te rrembyer te ketij nentori, ishin te shumte ata qe neper dhembe krahasuan lojtaret me pulat e lagura.

Gjithcka nis ters per te besuarit e Baricit, qe ndjek me ankth ndeshjen pas xhamave te nje kabine transmetimi. Bjellorusia eshte e afte qe me pak mund te depertoje fare lehtesisht ne mbrojtjen e hallakatur kuqezi dhe te krijoje panik. Mesfusha nuk mbush hapesirat dhe Lala lihet vetem nga Cana, qe ishte dje ne ndeshjen e tij me te keqe. Minuta e 28-te sjell golin e pare per miqte. Romashenko driblon dy kundershtare, gjuan nga larg dhe ka bashkepunimin e terrenit qe genjen Beqajn, 0-1. Minutat qe pasojne jane nje kaos i vertete per Shqiperine, por qe arrin te rikuperoje, duke bere mrekulline ne 4 minuta. Bogdani me pare, e me pas Kapllani, shenojne golat e avantazhit te perkohshem. Ishte Skela ai qe filtroi ne menyren me te mire topin per shtatlartin kuqezi, qe godet sakte, duke mposhtur Zhevnovin. E njejta skene, por me golashenues tjeter. Eshte serish Ervin Skela qe leshon nje top te sakte ne zone per Kapllanin dhe vjen goli i dyte. Kur te gjithe prisnin vershellimen perfundimtare te kryesorit turk, ka menduar Kutuzov te vere ne baraspeshe gjithcka, duke shfrytezuar me se miri sponden e bere nga Kalashev.

Pjesa e dyte eshte akti i turpit te vertete! Dy gola te bjelloruseve do te shkundin nga themelet endrren e Baricit per fitore. Kutuzov ne minuten e 54-et dhe serish Romashenko me 11-metersh i kane vene kapak fitores se Bjellorusise qe pas disfates ne shtepi me Luksemburgun, ben cmendurine e radhes, duke fituar ne Tirane. Kuqezinjte nuk dine te orientohen, humbasin cdo dyluftim dhe u lene aq hapesira kundershtareve qe na falin shume, vertet shume. Perfundimit 2-4 dhe kuqezinjte lene fushen e qullosur te “Qemal Stafes” mes diasprovimit te tifozeve, qe duartrokasin Bjellorusine per paraqitjen e mire qe beri.

Tifozet ne kor: “E shitet!”

Nuk mund te anashkalohej ky episod, qe solli peshtjellim te te gjithe. Kur rezultati teknik shenoi 4-2, tifozet ne tribunen perkarshi nuk kane ngurruar te akuzojne lojtaret kuqezi per trukim te rezultatit, duke bertitur ne kot “E shitet, e shitet”. Kjo proteste ka vijuar me minuta te tera dhe ka bere qe te pranishmit t’u drejtohen daljeve te stadiumit me shpejt nga parashikimet.

Momentet-gol

28’ Goli i Romashenkos. Maksim Romashenko kalon topin mes dy mesfushoreve tane, pasi ben disa hapa gjuan dhe topi kalon Arian Beqajn dhe tund rrjeten.

42’ Gol i Bogdnit. Erion Bogdani merr topin ne zonen e rreptesise godet dhe goli i pare per Shqiperine 1-1

43’ Kapllani, Ka qene Skela, i cili ka nxjerre nje kros ne zone. Topi pasi ka kaluar nje nga mbrojtesit bjelloruse, kalon para Kapllanit, i cili fluturimthi, kalon Shqiperine ne avantazh 2-1.

45’ Kutuzov. Kalashev nxjerr nje asist per Vitali Kutuzov, i cili gjuan me te majten dhe barazim 2-2.

54’ Kutozov, merr topin i vetem dhe nga nje largesi afersisht 25 metra gjuan dhe 3-2

63’ Romashenko hyn ne zonen kuqezi, por pengohet nga Dallku dhe gjyqtari turk, sinjalizon 11-metersh. Eshte Romashenko qe gjuan dhe 4-2



Grupi G, renditja

Skuadra N F B H Gol P

Rumania 11 8 2 1 20-6 26

Holanda 11 8 2 1 14-3 26

Bullgaria 11 6 4 1 16-7 22

SHQIPERIA 11 2 5 4 11-12 11

Sllovenia 11 3 2 6 9-14 11

Bjellorusia 11 3 1 7 15-22 10

Luksemburg 11 1 0 11 2-23 3



Shkurt

Kombetarja shqiptare ka qene ekipi me i favorizuar ne kompanite e basteve, per ndeshjen e djeshme ndaj Bjellorusise. Nje nga kompanite me te njohura, Bwin, per fitoren e perfaqesueses sone kishte vene nje koeificent 1.9. Per sa i perket barazimit, ai ishte 3.2 dhe fitorja e Bjellorusise kishte nje koeificent 3.8.

Gjate dites se djeshme, para takimit, Shqiperi-Bjellorusi, eshte vene re nje qetesi, qe rralle here ndodh ne perballjet e Kombetares ne fushen e saj. Ndoshta, faji per kete gje i mbetet kohes se vrenjtur dhe e shoqeruar me reshje shiu, gje qe ka ndikuar shume per krijimin e nje atmosfere te zjarrte, duke i bere njerezit te mbyllen ne shtepite e tyre. Megjithate ne stadiumin “Qemal Stafa”, gjate ndeshjes, gjerat kane qene ndryshe.

Ne shkallet e stadiumit, “Qemal Stafa”, ka pasur nje mungese te vecante. Nje mungese, qe ka bere qe te ndihet shume. Tifozet kosovare, ishin ata qe nuk e mbeshteten kete radhe Kombetaren. Por eshte nje arsye e forte, per kete. Behet fjale per zgjedhjet ne Kosove. Zgjedhje, te cilat jane nje hap shume i rendesishem per vendin e tyre dhe u urojme nje pavaresi sa me te shpejte. (Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors