Partia e ish-komandantit te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, pro nje pavaresie te shpejte te Prishtines, qendronte ne krye te zgjedhjeve te djeshme, sipas rezultateve paraprake jozyrtare. Partia Demokratike e Kosoves (PDK), e Hashim Thacit, kishte rreth 36 per qind te votave, sipas rezultateve paraprake jozyrtare pas numerimit te 10 per qind te fleteve te votimit, sipas organizates joqeveritare “Demokracia ne Veprim”, qe mbikeqyr zgjedhjet.
Nderkohe, lidhja Demokratike e Kosoves (LDK), e Presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu, vinte e dyta, me 23 per qind te votave. Gjithashti, AKR e drejtuar nga Bexhet Pacolli vleresohet te kete arritur ne nivelin 12% dhe AAK e themeluar nga Ramush Haradinaj ne 10% te votave. Megjithate, pjesemarrja vleresohet te kete qene rreth 45%, per shkak edhe te kushteve atmosferike.
Ne mot te ftohte dhe me ngrica qe kushtezuan edhe vonesa ne fillimin e votimeve, qytetaret e Kosoves dolen te shtunen, ndonese jo ne numer te madh per te votuar ne zgjedhjet parlamentare dhe ato komunale. Ata besojne ne permbylljen e shpejte te statusit politik te Kosoves, por edhe ne permiresimin e kushteve te jetes nepermjet rimekembjes ekonomike.
Udheheqesit politike shqiptare thane nderkaq se zgjedhjet jane nje proces shume i rendesishem, i cili perkon me procesin e percaktimit te statusit te Kosoves.
Zgjedhjet mbahen pak dite para vazhdimit te bisedimeve per zgjidhjen e statusit politik te Kosoves, te cilat pritet te perfundojne me 10 dhjetor. Analistet ne Prishtine terheqin vemendjen se kjo date nuk duhet ta gjeje Kosoven me nje boshllek institucional.
Fatmir Sejdiu
Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, i cili drejton edhe Lidhjen Demokratike te Kosoves, ka vene theksin ne, sic eshte shprehur, kulturen politike te Kosoves dhe te qytetareve te saj. “Eshte shume e rendesishme qe te votoni gjithe ata qe ju keni besimin ne ta. Eshte shume me rendesi qe Kosova pikerisht ne kete periudhe hap nje kaptine te vecante, ate qe ka te beje me statusin politik te saj, qe eshte objektivi jone themelor per te krijuar nje jete me te mire te qytetareve, per te krijuar nje rehati te pergjithshme ne Kosoven e pavarur dhe sovrane", tha Presidenti Sejdiu.
Agim Ceku
Kryeministri i Kosoves, Agim Ceku, i cili perfundon mandatin e tij me krijimin e institucioneve te reja qe do te dalin pas 17 nentorit, mosperfshirjen e tij ne keto zgjedhje e arsyetoi me percaktimin e tij ndermjet procesit demokratik dhe nje procesi historik. Ai tha se eshte percaktuar per kete te fundit. “Me e rendesishmja eshte qe sa me shpejt te permbyllet ky kapitull i zgjedhjeve dhe te mos humbim kohe ne krijimin e institucioneve vendimmarrese ne Kosove, sepse na presin vendime te medha. Do t'i behet nje dem shume i madh procesit te pavaresimit te Kosoves nese ajo nuk i ka institucionet e veta vendimmarrese deri me 10 dhjetor”, tha Kryeministri Ceku.
Hashim Thaci
Kryetari i Partise Demokratike te Kosoves, Hashim Thaci, i cilesoi zgjedhjet e sotme pjese te proceseve demokratike te Kosoves. “I uroi dhe pergezoi qytetaret e Kosoves per fitoren e madhe qe do te arrihet sot per demokracine, per te ardhmen tone te sigurt, per te ardhmen tone ne familjen evropiane edhe te integruar ne strukturat euroatlantike, dhe ne ruajtjen e kultivimin e raporteve me SHBA-ne ", tha zoti Thaci.
Veton Surroi
Veton Surroi, nga partia reformiste “Ora”, tha nderkaq se vota e sotme e qytetareve te Kosoves tregon pjekurine e popullit te saj ne momentet kur vendoset per statusin perfundimtar te vendit. "Eshte shume me rendesi qe te gjithe qytetaret te dalin ne votime jo vetem per shkak te numrit sa me te madh te votave qe partite duhet t'i kene, por vota sot eshte vote edhe per Kosoven, e cila tregon pjekurine e popullit te saj se ne momentet kur vendoset per statusin”, tha Surroi, duke shtuar se “Kosova eshte ne gjendje te zhvilloje edhe nje fushate te rregullt dhe zgjedhje te rregullta. Eshte shume me rendesi qe e tere bota te shoh se jemi nje popull qe e do demokracine dhe ndertimin e rregullt te institucioneve". (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment