Drejtori i Policise se Qarkut te Elbasanit, komisar Arben Hyseni, ka deklaruar dje se, nese do te ishte lajmeruar me kohe policia, ngjarja do te ishte shmangur. Ai konfirmoi se mes dy familjeve ka patur nje seance mirekuptimi ne prani te policise dhe specialisteve te kesaj fushe. Ne fund familjet kane rene dakort qe te mbyllin kete ceshtje ne paqe dhe djali ka firmosur nje deklarate ne te cilen garantonte se hiqte dore nga lidhja me vajzen. “Ai nuk ka patur precedente penale ndaj dhe nuk ishte e nevojshme qe ta ndiqnim hap pas hapi. Ne kemi 2615 raste te kesaj natyre dhe ndiqet e njejta procedure. Por nese familja e vajzes do te kishte njoftuar se djali kercenon vajzen te jeni te sigurte se kjo ngjarje nuk do te kishte ndodhur”-tha dje nder te tjera drejtori Hyseni.
A kishte nje seance mirekuptimi mes dy familjeve dhe si eshte konkluduar ne
kete rast?
Eshte e vertete mes dy familjeve ka patur nje seance mirkuptimi me kerkese te familjes se vajzes. Pas njohjes me problemin policia ka mundesuar nje takim mes dy familjeve ne prani edhe te specialisteve te kesaj fushe. Ne fund palet kane garantuar se mes tyre nuk kishte me asnje problem. Djali ka nenshkruar nje deklarate ku verteton se hiqte dore paqesisht nga vajza dhe se nuk do ta ngacmonte me
Por realisht ndodhi nje ngjarje e rende, a mund ta kishte parandaluar policia?
Ju garantoj me siguri te plote se nese do te ishim vene ne dijeni kjo ngjarje nuk do te kishte ndodhur. Ne nuk patem asnje sinjal nga familja e vajzes ne adrese te djalit. Dikush eshte shprehur se djali e ka ngacmuar vajzen edhe pas seances se mirkuptimit mes dy familjeve. Por ata nuk na thane asgje sepse puna e pare qe do te kishim bere do te ndalonim djalin dhe do te kontrollonim shtepine. Pra kjo ngjarje ishte e evitueshme nese njoftohej policia. Nese nuk do te kishim nderhyre do te mbanin pergjegjesi. Une kete kerkoj qe komuniteti te bashkepunoje me ne ne menyre qe ti
paraprijme ngjarjeve te tilla.
Familja e vajzes akuzon se djali ishte i droguar keni informacion per kete fakt?
Nuk kemi absolutisht nje informacion te tille. Skeda e djalit rezulton e paster dhe pa precedente penale. Ju thashe qe kemi ne proces 2615 raste te kesaj natyre. Jane nga me te ndryshmet. Disa madje shume te komplikuara. Nje do te ndahet, nje jo. Ne raste te tilla kemi nderhyre duke derguar palet edhe ne prokurori. Mes institucioneve tona ka nje marrdhenie reciporoke.
Nje grup studentesh u shprehen se policia ka nderhyre me vonese. A eshte e
vertete kjo?
Kjo nuk qendron. E para per faktin se ngjarja ndodhi afer policise. Ndoshta vete studentet e kane humbur toruan pasi kane pare nje tragjedi me sy dhe nuk lajmeruan menjehere. Sapo shkuam ne vendngjarje ne kerkuam autoambulancen qe te transportoje te plagosurit. Por ketu ka nevoje per nje nderhyrje. Vertet ne mund te shkojme te paret ne vendngjarje por jo ne cdo rast jemi te specializuar per ndihmen e pare. Sepse ne vend qe ti shpetojme padashje i vdesim shtetasit ne veshtiresi.
A jane te sigurta shkollat ne Elbasan?
Jo vetem ne Elbasan por ne mbare prefekturen i kemi kushtuar rendesi sigurise ne shkolla. Ne fillim te mesimit, ne pushim dhe pas perfundimit te mesimit afer shkollave ka gjithmone police dhe patrulla policie. Eshte e nevojshme qe ne shkolla te kete roje private qe te na lajmerojne per cdo rast. Ne nuk kemi aq shume forca sa ti dislokojme me sherbime prane shkollave. Me shkollat kemi nisur nje fushate te gjere sensibilizimesh. Jo vetem per ngjarje te kesaj natyure qe nuk mund te mendohen por per ato vese qe hasen cdo dite si droga, alkooli, prostitucioni, qarkullimin rrugor e
deri tek cigaret dhe duhani
Si mendoni cfare masash duhet te merren per te shmangur ngjarje te tilla ne
te ardhmen?
Une i meshoj vecanerisht komunitetit. Celsi i parandalimit te tyre eshte pikerisht komuniteti. Por rol te dores se pare luan pushteti vendor, komunat, bashkite, institucionet, drejtorite, OJFte etj. Pa nje koordinim te veprimtarise mes tyre. Askush prej aktoreve nuk mund te arrije rezultate i vetem ne kete drejtim.
Ekzistojne struktura te posacme per kete qellim?
Bazuar edhe ne ligjin e ri kemi krijuar nje seksion per dhunen ne familje. Ai eshte i perbere nga specialiste te fushes. Ne bashkepunim me OJF-te jane trajnuar edhe persona te tjere. Mendoj se ne te ardhmen struktura te tilla do te jene me rezultative, por gjithmone ne bashkepunim me pushtetin lokal dhe komunitetin. (Bisedoi: Fatos Salliu / Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment