Vrasja per dashurine, akuza mes paleve

Nje dite pas ngjarjes qe tronditi qytetin Elbasan kane reaguar familjet e viktimave dhe policia. Famija Kllogjri akuzon Dritan Tefikun si te droguar dhe vrases, ndersa i ati i Dritan Tefikut, Nevzati akuzon drejtperdrejte te emen e vajzes Hamide Kllogjirin si shkaktare te kesaj tragjedie. Nderkohe familja Kllogjri ka pretendime edhe ndaj policise cilat hidhen poshte nga Drejtori Arben Hyseni. Sipas tij vrasja do te ishte evituar nese familja Kllogjri do te kishte njoftuar policine

Vrasja e dy te rinjve qe ndodhi dy dite me pare ka ndezur polemikat mes familjeve. Nga rikonstruksioni i rrjedhes se ngjarjeve, deshmite e mbledhura nga policia dhe provat materiale, rezulton se nena e vajzes ka kundershtuar lidhjen mes dy te rinjve. Por familjaret e te dyja paleve akuzojne njera-tjetren per ngjarjen. Ndersa Dritan Tefiku ka zbrazur plumbat kunder Genta Kllogjirit dhe vetvetes, ngjarja e rende ka ngritur nje pikepyetje te madhe edhe mbi sigurine ne institucionet arsimore. Kjo pasi nje person i armatosur arriti te hyje deri ne laboratorin e nje shkolle, duke ekzekutuar nje studente dhe duke u vetevrare.

Hasan Kllogjri: “Djali ishte i droguar”

Daja i Genta Kllogjrit, Hasani, i sapoardhur nga Norvegjia eshte shprehur dje se Dritan Tefiku nuk ka qene mire menderisht dhe se ishte i droguar. “Nuk ka asnje shpjegim per menyren se si veproi duke vrare vajzen dhe veten”, eshte shprehur Hasan Kllogjri. -Me sa kam degjuar kjo histori ka nisur para me shume se dy vjeteve. Por vajza ka thene se nuk ka patur takime mes saj dhe Dritanit. Mund te them se djali nuk ka qene mire menderisht. Perderisa beri kete krim ai ka qene i droguar. Nuk duhej te kishte shkuar deri ketu per cfaredolloj rrethane. Te ishte burre i mire nuk kishte vrare as vajzen dhe as veten, por t’i kishte thene, “nuk do, ik e shiko punen tende”. Une mendoj se edhe policia duhej te kishte nderhyre. Qe ne kohen kur ne njoftuam policine per prishjen e miqesise. Ai duhej shoqeruar per ne komisariat. Ndaj mendoj se policia ka pergjegjesine e vet ne kete ngjarje”. I pyetur se si e vlereson sigurine ne shkolle daja i vajzes eshte shprehur se shkolla nuk ka faj. “As drejtuesit e saj nuk kane faj pasi nje ngjarje e tille mund te kishte ndodhur edhe ne rruge dhe kudo. Ai ka terrorizuar studentet, ka shkaktuar panik dhe frike, eshte futur me force ne nje ambient publik cfare nenkupton se ka qene i manget menderisht. Ne nuk kemi asnje pretendim per drejtuesit e shkolles”. I pyetur per ndonje hakmarrje te mundeshme ne te ardhmen Hasan Kllogjri ka vijuar me mjaft mencuri se “nuk behet fjale per nje gje te tille. Ai na vrau ne por edhe veten e vet. Ai e mori denimin nga vetja. Ne kohen e “babe” Enverit nese kryeje nje vrasje te tille merrje denimin e merituar. Por ne kete rast ai i mbylli vete kusuret”. I pyetur se cfare mesazhi percjell pas kesaj ngjarje daja i Genta Kllogjrit ka pohuar “ Eshte mire qe gjera te tilla te mos perseriten me kurre. Ky eshte xhesti me i ulte dhe me antinjerezor. Me sa di ka shume raste te kesaj natyre si vrasje, hedhje nga lartesite, varje ne litar, vetehelmime etj. Une ju percjell nje mesazh gjithe te rinjve, vecanersiht vajzave. Te njohin mire njeri tjetrin pastaj te fejohen, te vendosin per te ardhmen, familjen dhe femijet e tyre. Se pastaj ndodh gjema sic na ndodhi edhe ne nga nje i semure dhe i fiksuar. Edhe shteti me mekanizmat e tij duhet te punoje me shume ne kete drejtim sepse po ikin kot jete njerezish. Une mendoj se nese punohet fort me shoqerine, familjen, individet etj, atehere ngjarje te tilla nuk do te ndodhin me”-tha dje daja i genta Kllogjirit.

Nevzat Tefiku: Te rinjte i vrau nena e vajzes

I ati i Dritanit, Nevzat Tefiku ka akuzuar dje Hamide Kllogjrin si shkaktare te kesaj drame. “Vajza me djalin njiheshin qe prej 3 vjetesh e gjysme. Ajo vinte gjithmone ne familjen tone dhe flinte me djalin. Mbylleshin ne dhome sepse ishin te rinj dhe duheshin shume. Genta na donte, por edhe ne e donim jashte mase. Per ne ajo ishte me ylle ne balle. Pasi mbaroi gjimnazin djali me tha te shkoja tek e ema qe ti kerkoja doren Gentes. Dhe per te bere nje muhabet te pjekur shkova takova Hamidene tek lokali i saj. I tregova se sa duheshin dy te rinjte, se vajza kishte kohe qe njihej me djalin, se vinte rregullisht ne shtepine tone, se flinin bashke etj. Ndaj per te lumturuar te rinjte dhe per te kryer nje muhabet te pjekur, ja kerkova vete vajzen. Hamideja me tha se nuk dinte asgje rreth kesaj lidhje. Madje shprehu habine duke me thene se “prandaj vajza me refuzon te fejohet”. Ne fund me tha mire do te pyes vellezerit dhe djalin dhe do te vendos”. Nevzat Tefiku tregon se e gjithe kjo histori ka ndodhur para pese muajsh. “Tre dite pasi e takova shkova serish me djalin dhe gruan. Ne fund Hamideja ra dakort perqafoi dhe djalin dhe dy te rinjte u puthen sepse duheshin tmerresisht. Per nishanet me tha qe ti nderronim sa me shpejt sepse ishte me mire per te dy palet. U larguam te lumtur nga ky takim dhe menduam se gjithcka u fiksua. Sapo shkova ne shtepi mora ne telefon vajzen ne Selanik te Greqise. I dhashe lajmin e mire dhe i kerkova qe te pergatiste nishanet sepse ne jemi pensioniste dhe nuk kishim te holla. Vajza mi dergoi te gjitha nishanet, oren, varesen, byzylyket me nje shofer te lagjes”. Nevzati tregon se sapo mori peshqeshet per fejesen, shkoi dhe takoi te emen e vajzes. “Ajo me priti me kembet e para. “Do ta prishim miqesine. Dikush nga lagja jote me ka thene se djali nuk eshte i mire, ndaj mos te me shkel me ne dere”. I thashe qe te mendoje se cfare mund te ndodhe me vone. Ndaj ta shikonte me qetesi kete ceshtje sepse behej fjale per jeten e dy te rinjve qe duheshin marrezisht. “Le te behet c’te doje me tha, vajzen nuk ta jap dhe djali te mos me shkele tek pragu”. Sapo dola djali me merre ne telefon dhe me pyet. “He babi si shkoi” I thashe qe nuk do e ema e vajzes dhe se per me hollesisht do te flasim ne shtepi. Me pas ja spjegova te gjitha ne shtepi. Mori ne qafe djalin dhe vajzen. Vajza ishte e mrekullueshme me yll ne balle. Fajin e ka vetem Hamide Kllogjri. Na ka lenduar te gjitheve” perfundoi babai i djalit qe u vetevra perbri ish-te dashures. (Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors