Filmat e shkurter, 26 nentor-2 dhjetor ne Tirane

Te pakten 15 filma te animuar, 15 filma eksperimentale, 12 filma dokumentare dhe 51 filma fixtion jane perzgjedhur per te marre pjese ne Tirana International Film Festival, nje festival i themeluar ne vitin 2003 dhe qe do te organizohet nga 26 nentori deri me 2 dhjetor, ne kinema “Imperial” ne ambientet e hotel “Sheraton” ne Tirane. Sipas organizatoreve te ketij festivali, ne edicionin e peste te TIFF-it, kane aplikuar rreth 800 filma nga 70 vende te botes, nga te cilet 316 autore kane aplikuar ne kategorine e filmit artistik, 85 ne kategorine e animacionit, 95 ne kategorine e filmit dokumentar dhe 94 ne filmin eksperimental.

Nder konkurruesit marrin pjese disa nga ikonat me te njohura te kinematografise, si Antony Chen, qe eshte dhe fituesi “Grand Prix ne Cannes”, Jay Rosenblatt, nje nga emrat e filmit eksperimental, qe ka marre cmime nga me prestigjiozet ne Festivalin e Berlinit. Ndersa per sa i perket konkurrimit kombetar, kete vit, TIFF ka perzgjedhur 27 regjisore me filmat e tyre, perkatesisht nga Shqiperia dhe Kosova. Organizatoret njoftuan edhe per te ftuarit speciale te ketij festivali tradicional, qe kete vit do te jene regjisoret, Angeliki Antoniou me filmin, “Eduart”, regjisori i njohur spanjoll, Miguel Hermoso, me filmat, ”Fugitivas”, ”Luz prodigosa”. Ndersa regjisori Gianni Amelio vjen kete here me filmin “Cosi ridevano”.

Nje nga regjisoret qe merr pjese eshte edhe Dusan Makavejev, me filmin e tij “WR: Mysteries of the Organism”. Ndersa regjisori i njohur, Steve Buscemi, prezantohet per here te pare per publikun shqiptar me filmin “Animal Factor”. Nje tjeter regjisor qe do te jete i pranishem me filmin e tij eshte edhe Brendan Grand, i cili vjen me filmin “Tonight is cancelled”. (KohaJone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors