Nje pike e tregtimit te karburantit ne qytetin e Ersekes eshte grabitur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme nga persona te maskuar dhe te armatosur. Burime nga Komisariati i Policise se Kolonjes thane se ne “shenjestren” e maskave te armatosura eshte vene distributori i nje kompanie private, qe ndodhet ne hyrje te ketij qyteti. Nje nga tre punetoret e sherbimit ne kete karburant, Petrit Caka, nga fshati Starje i rrethit te Kolonjes, pas kercenimit me arme nga personat e armatosur eshte detyruar te dorezoje per grabitesit xhiron ditore, qe arrinte ne rreth 35 mije leke te reja.
Thirrjet kercenuese te grabitesve te maskuar vetem sa kane alarmuar banoret aty prane, sepse askush nuk ka mundur te ndihmoje punonjesit e sherbimit ne kete karburant. Autoret e grabitjes nuk jane identifikuar ende nga policia e Komisariatit te Ersekes, ndersa vazhdojne hetimet. Policia, qe e konsideron shqetesuese dukurine e vjedhjes se pikave te karburantit nga persona te maskuar dhe te armatosur ne rajonin e Korces, dyshon se vjedhjet kryhen nga banore te zones, ku ndodhen pikat e karburantit apo i frekuentojne ato, sa per t’u njohur me aktivitetin privat dhe xhiron ditore, qe kryejne per te sulmuar me pas ne oret e nates.
Ky eshte rasti i 8-te ne disa muaj, kur distributoret e karburantit grabiten naten nga persona te paidentifikuar, me maska dhe te armatosur. Tashme, pronaret e ketyre pikave te grabitura kane si shqetesim jo vetem vjedhjen e vlerave monetare, por edhe punesimin ne to. Punonjesit qe kane rene pre e maskave, jo rrallehere nuk pranojne te sherbejne me ne keto vende, sepse ndihen te rrezikuar me jeten e tyre nga grabitesit. Keshtu ka ndodhur se fundi me vjedhjen e pikes se tregtimit te karburantit ne superstraden Korce-Kapshtice, pronari i se ciles, Nevzat Cenolli, thote se ka hasur veshtiresi ne gjetjen e personave, qe te punojne ne oret e nates. Burime policore saktesojne se te njejtin shqetesim kane edhe pronare te tjere pikash karburanti qe, te ndodhur ne keto rrethana, detyrohen te mbajne te aferm te tyre, si te punesuar gjate oreve te nates. (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment