Femija 13-vjecar, i akuzuar per vrasjen e Engjellushe Sinjarit, eshte sjelle serish ne spitalin rajonal te Beratit. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut bene te ditur se Romario H., nuk eshte mbajtur ne spitalin psikiatrik te Tiranes. Nje shkrese zyrtare i eshte drejtuar Drejtorise se Policise se Beratit nga institucioni shendetesor ne kryeqytet, ku i kerkohet te paraqiten per te marre ne dorezim 13-vjecarin.
Ne shkresen percjellese, argumentohet refuzimi i bluzave te bardha te kryeqytetit per te mbajtur nen trajtim 13-vjecarin. Sipas policise, mjeket jane shprehur se simptomat qe ai paraqet nuk kane vazhdimesi dhe Romario H., behet i dhunshem dhe agresiv vetem ne momente te caktuara, ndersa gjate periudhave te tjera ai ka sjellje normale. Gjithashtu, mjeket kane sqaruar se mosha e tij nuk e lejon qe te qendroje ne te njejtin spital me te semure te tjere mendore. Nje furgon i policise se Beratit eshte nisur dje ne Tirane, ku kane marre serish ne dorezim 13-vjecarin, i cili duket se i ka “ngecur ne dore” uniformave blu. (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment