TIRANE - Policia e qarkullimit rrugor ne Tirane bllokon 77 makina luksoze te tipave te fundit brenda dy javeve te fundit. Burime nga policia e Tiranes, kane bere te ditur se shumica e makinave te bllokuara jane pa targa, ose me dokumente te parregullta.
Diten e djeshme eshte deklaruar se jane verifikuar mbi 160 automjete dhe vene 13793 gjoba me nje shume totale prej 10,4 milione lekesh. Sipas te dhenave, gjate dy javeve jane pezulluar dhe 211 patenta, per shkaqet te ndryshme, ku mbizoterojne shoferet e dehur dhe tejkalimi i shpejtesise. Policia rrugore tha se gjate dy javeve te para te muajit nentor kane ndodhur 12 aksidente rrugore, me 3 te plagosur rende dhe 9 persona te plagosur lehte, fatmiresisht pa shenuar viktima. (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment