Vetevaret me litar 22-vjecari, mister shkaqet

TIRANE– Trupi i pajete i nje 22-vjecari eshte gjetur nga familjaret i vetevarur ne ballkonin katit te dyte te shtepise ne rrethana e shkaqe qe ende mbeten mister. Ngjarja ka ndodhur mbreme rreth ores 18.00 ne fshatin Yzberisht te Tiranes, ndersa eshte njoftuar policia e Komisariatit Nr. 2 te kryeqytetit. Burime zyrtare thane se moren nje telefonate nga Spitali Ushtarak, ku kishte perfunduar trupi i pajete i te riut Shaqir Hysa, ndersa u raportua se kishte demtime te renda te fytit, te shkaktuara nga nje litar.

Ne vendngjarje ka mberritur nje grup hetimor dhe eksperte te mjekesise-ligjore. Ne pyetje jane marre edhe familjaret e viktimes, qe ne momentet e ngjarjes nuk kane qene te pranishem. Prinderit zbuluan ne ballkon te varur ne litar 22-vjecarin, duke dhene alarmin dhe derguar drejt spitalit, por perpjekjet kane qene te kota. Mesohet se te afermit nuk kane deklaruar asnje shkak per veteflijimin e te riut, porse dyshohet qe depresioni i diteve te fundit qe ka kaluar Hysa mund te jete motivi kryesor. Policia tha se po heton ne te gjitha pistat e mundshme, per te zbardhur kete ngjarje te rende, duke mos perjashtuar edhe nje lidhje intime te te riut apo zenke e pakenaqesi me te afermit. Ekspertet konstatuan rreth qafes se viktimes demtime te renda e hematoma te shkaktuara nga shtrengimi i litarit dhe ky ka qene shkaku i vdekjes se 22-vjecarit. Gjate muajit tetor kane ndodhur 9 raste vetevrasjesh, dy prej te cilave te mbetura ne tentative. (Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors