Shqiperia do te kete nje jete te veshtire ne grupin e dyte eliminator te zones evropiane per ne boterorin Afrika e Jugut 2010. Kuqezinjte kane rene ne nje prej grupimeve me te veshtira, ku bashke me Portugaline, Suedine, Danimarken, Hungarine dhe Malten, do te ndeshen per nje vend, qe te con direkt ne finalet e boterorit dhe per nje vend te dyte qe te con ne play-off.
Grupi 1
Portugali
Suedi
Danimarke
Hungari
Shqiperi
Malte
Nese do te kishte nje emer me te goditur per Grupin 1 eliminator te kuqezinjve, ai do te ishte grupi i ferrit. Tre ekipe pretendente, si edhe Hungaria, qe eshte paraqitur me mire se Shqiperia gjate ketyre viteve te fundit, e bejne gjendjen te pashprese ende pa nisur mire. Kur Kombetarja jone nuk ka nje trajner dhe eshte ne fazen e rindertimit, Portugalia, Suedia dhe Danimarka vijne ne momentin me te mire te tyre. Per te mos folur me pastaj per superyjet si Kristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic apo edhe Martin Jorgenes qe ata kane ne perberje.
Historiku i kuqezinjve ne perballjen me keta kundershtare eshte ne disfavor te plote. Me Polonine, nuk kemi buzeqeshur kurre, ndersa Danimarka na ka kaluar lehtesisht gjithmone. Me Suedine kemi fituar nje here ne nje miqesore, por nordiket nuk kishin me vete asnje prej formacionit titullar, perfshi ketu Ibrahimovic dhe Larson. Pare keshtu, Shqiperia do te kete vertet nje periudhe ferri ne keto eliminatore.
Ne grupet e tjera, bie ne sy grupi 6, ku Kroacia e Anglia takohen serish, por kesaj radhe do te kene me vete edhe Ukrainen. Me shume fat Italia, qe do ta ndaje vendin e pare me Bullgarine. Paksa me e komplikuar per Gjermanine dhe Cekine, ku Rusia e Polonia jane vertet skuadra te rrezikshme. Ja edhe perberjet e plota te 8 grupeve te tjera:
Grupi 2
Greqi
Izrael
Zvicer
Moldavi
Letoni
Luksemburg
Grupi 3
Ceki
Poloni
Irlande V.
Sllovaki
Slloveni
San Marino
Grupi 4
Gjermani
Rusi
Finlande
Uells
Azerbajxhan
Lihtenshtejn
Grupi 5
Spanje
Turqi
Belgjike
Bosnje
Armeni
Estoni
Grupi 6
Kroaci
Angli
Ukraine
Bjellorusi
Kazakistan
Andorra
Grupi 7
France
Rumani
Serbi
Lituani
Austri
Ishujt Faroe
Grupi 8
Itali
Bullgari
Irlande
Qipro
Gjeorgji
Mali i Zi
Grupi 9
Holande
Skoci
Norvegji
Maqedoni
Islande
(Jeton Selimi / Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment