Jane luajtur dje 6 takimet e javes se 12-te te kampionatit shqiptar. Dinamovitet, si ne javen e pare te fazes se pare, edhe ne javen e pare te fazes se dyte, kane mundur te marrin kreun. Kane qene pikerisht ndeshjet me Beselidhjen, qe e kane nxjerre skuadren e Agim Canajt ne krye, kjo edhe per arsyen se Besa eshte mposhtur ne Lushnje nga Kastrioti.
Ne takimin e djeshem, ata munden te thyenin perseri lezhjanet, por kesaj radhe me gjysmen e shifrave te takimit te pare, ku e mbyllen takimin ne 0-2. Per cdo pjese ka pasur nga nje gol. I pari eshte shenuar nga Pisha, ne te 29-en dhe i dyti nga Pejic, ne minuten e dyte shtese te pjeses se dyte.
Bardheblute me ne fund ia kane marre hakun Flamurtarit, duke i mposhtur ne “Selman Stermasi” me rezultatin e paster 2-0. Goli i pare eshte shenuar ne minuten e 41-te takimit nga Fortuzi, ndersa i dyti eshte realizuar ne te 70’, ku Leci i Flamurtarit del me te kuqe, duke i dhene penallti bardhebluve dhe Duro e kthen ne gol. Teuta eshte thyer ne shtepine e saj nga Skenderbeu, i cili me anen e Mariu Ngjeles ka shenuar dy here ne porten e Kapllanit. I pari ne minuten e 5-te dhe i dyti ne te 60-en.
Besa, qe e mbylli fazen e pare si kampione, eshte mposhtur ne fushen neutrale te Lushnjes, nga Kastrioti, ne shifrat 2-1, duke humbur keshtu dhe kryesimin. Megjithese, kishin shenuar te paret, ata jane ndeshkuar dy here. Partizani, po ashtu eshte ndalur ne Peqin, pasi ka barazuar ne shifrat 1-1. Te kuqte kane shenuar ne minuten e 64-et me anen e Elvis Bakajt, por jane ndeshkuar me nje penallti, ku Ilir Qorri barazoi gjithcka. Vllaznia, po ashtu ka mundur te thyeje Elbasanin ne fushen e saj, ne 2-1. Ajo mbetet ne vendin e katert dhe eshte vetem 4 pike larg kreut.
Arber Hoxha
Tirana – Flamurtari 2-0
Shenues: Fortuzi 41’, Duro 70’ (p)
Te kuq
Teuta – Skenderbeu 0-2
Shenues: Ngjela 5’, 60’
Beselidhja – Dinamo 0-2
Shenues: Arjan Pisha 29', Pero Pejic 90+2'
Te kuqe: Alcani 60’
Shkumbini – Partizani 1-1
Shenues: Qorri 77’ (p) / Bakaj 64’
Kastrioti – Besa 2-1
Shenues: Renaldo Kalari 74’, Erjon Rizvanolli 88’ / Parid Xhihani 62’
Vllaznia – Elbasani
Shenues: Sukaj 29, Sinani 51’ / Karcev 12’
Renditja
1 Dinamo 24
2 Besa 24
3 Partizani 22
4 Vllaznia 20
5 Elbasani 17
6 Shkumbini 19
7 Flamurtari 16
8 Kastrioti 16
9 Tirana 16
10 Beselidhja 9
11 Teuta 8
12 Skenderbeu 7
0 Comments:
Post a Comment