Festival qe, ne asnje sekonde te tij, nuk i mungon show. “Kenga Magjike 2007” shenoi mbreme galane e madhe, te shumepritur, ku emocionet e kengetareve s’kishte se si te mungonin. Prej 40 gjysmefinalisteve, qene vetem 18, ata qe munden te vijojne garen, duke u ngjitur mbreme ne skene per te percjelle te tjera emocione per publikun.
Performance ishte kryefjala e mbremjes! E te gjithe munden te qene te denje per skenen e ketij edicioni, i cili, pa dyshim, qe nje hap para edicioneve te shkuara. E nese thuhet se ishte nje supersukses edhe galaja e mbremshme, aspak nuk teprohet. Duartrokitje qe nuk munguan ne asnje prej neteve te festivalit ne finale u shpeshtuan. Po ashtu edhe personalitetet, jo vetem ata te artit, por edhe te politikes u bene bashke mbremjen e se dieles.
Nuk ishte surprize prania e saj ne “Kenga Magjike 2007”, por emocione sigurisht qe u percollen shume. Kaliopi, nje nder kengetaret me te suksesshme ne Maqedonine e saj, e pertej Maqedonise u ngjit edhe ne skenen e festivalit “Kenga Magjike 2007”. Ka percjelle te tre netet e ketij evenimenti te rendesishem te muzikes sone, duke qene pjese e jurise, e cila kete vit kishte nje format krejt tjeter, e perbere nga cifte te rendesishem, personalitete publike. Hit-et e saj, kenge nder vite, qe kane bere buje ne kohen kur jane lancuar u ngjiten edhe ne skenen tone. E prej saj, festivali ka marre edhe shume komplimente, duke pohuar: “Eshte nje organizim fantastik dhe duhet qe edhe vendet e tjera te marrin shembull prej ketij festivali per t’i organizuar ne kete menyre edhe festivalet ne vendet e tyre”.
Pritej qe sukses teper te madh te kishte rikthimi i nje prej zerave potent te kenges se lehte shqiptare, Aurela Gace, e cila ka ekzaltuar per te dyja netet qe u ngjit ne skene publikun, qe prezantuesi dhe producenti i festivalit “Kenga Magjike”, Ardit Gjebrea, tanime e ka pagezuar “skena e koncerteve”. “Hape veten” duket se u shnderrua edhe ne hit-in e rikthimit te Aureles qe pas vitesh te tera mungese, e qe se shpejti pritet te nxjerre ne tregun muzikor shqiptar nje album.
Ka qene pergjate gjithe diteve me e votuara ne faqen e internetit te festivalit, duke mos mbetur aspak pas edhe nje tjeter potencial i ri i kenges se lehte, Anjeza Shahini.
Rrok-balada e saj, “Nxenesja me e mire”, ka mundur te rrembeje jo pak fansa.
Perfundimi, ky festival cdo vit e me shume po percjell jo vetem shume show, por edhe cilesi artistike, duke mbeshtjelle emra te njohur te muzikes, jo vetem nga Shqiperia, por Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Kjo eshte nje tjeter bukuri e ketij festivali, pasi ne skene ngjiten gati te gjitha dialektet e shqipes, duke i dhene shume bukuri skenes se muzikes shqiptare. Duke e percjelle kete feste te madh edhe ne ekranet e televizioneve ne Kosove e Maqedoni pos transmetimit ne Tv “Klan” dhe “Ora News” ne Shqiperi.
“Kenga Magjike” nder vite
Ideuar nga kengautori Ardit Gjebrea edicioni i pare i festivalit “Kenga Magjike u shenua ne vitin 1999. Formule e re, festival qe asnjehere me pare nuk ishte shfaqur ne Shqiperi, nuk mundi te mos rrembeje vemendjen e publikut, e sidomos te kengetareve pjesemarres. Te gjithe renden per t’u ngjitur ne skenen e tij. Madje, mundi te riktheje ne skene kengetaret me ne ze te muzikes shqiptare qe ne edicionin e pare, qe per gati 10 vjet i munguan skenes. Luan Zhegu, Tonin Tershana, Liljana Kondakci, Mefarete Laze dhe shume te tjere. Elsa Lila fitoi festivalin mes 34 kengetareve qe garuan ne te. E tradita vijoi per vite te tera, duke mberritur keshtu ne edicionin e tij te nente. Rikthimet nuk munguan kurre ne skenen e tij, edhe kete here pati nje rikthim te bujshem, ai i Aurela Gaces, qe per vite nuk eshte ngjitur ne asnje skene festivali ne Shqiperi. (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment