Këngëtarja Aurela Gaçe ka rrëmbyer të dielën në mbrëmje, Kupën e Artë të Festivalit “Kënga Magjike 2007”, pas një gare të etshme mes këngëtarëve finalistë, pjesëmarrës në një Gala plot me emocione, të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Auruela Gace, këngëtarja vlonjate, e cila i iku Shqipërisë në vitin 2001, është shfaqur me një performacë energjike për disa qindra tifozë të këngës shqiptare.
Ka qënë kënga “Hape veten”, me tekst të Timo Fllokos dhe muzikë të Flori Mumajesit dhe orkestrim muzikor nga Darko Dimitrov, që ka ekzaltuar votat dhe duartrokitjet e publikut. Në fakt qindra sms e kishin votuar këngën e saj që në natën e parë, duke e përcjellë si një këngë të realizuar në të gjithë komponentët e saj.
"Falenderoj publikun e shkëlqyer që më ka mbështetur dhe që nuk gjëndet në asnjë vend të botës”, është shprehur Gaçe e emocionuar me trofeun e artë në dorë, dhe e rikthyer në skenën ku ajo u rrit, kësaj here me një look krejt ndryshe nga sa ishte shfaqur më parë . E nderuar edhe me çmimin e interpretimit, Gaçe ka pohuar se në Amerike është tejet e lidhur me komunitetin shqiptar dhe se atje këndon vetëm shqip."
"Dua të jem sërish me publikun shqiptar dhe do të kthehem", ka pohuar këngëtarja energjike, duke falendeuar njëherazi edhe producentin e ketij Festivali tradicional në Shqipëri, showman-nin e njohur Ardit Gjebrea.
Çmimi i madh, fituesi i Edicionit të nëntë të “Kënga Magjike 2007”, u zgjodh nga votat e fshehta të këngëtarëve, që garuan në këtë edicion nën drejtimin e Ardit Gjebresë. Ka qënë një show televiziv i drejtpërdrejtë plot me surpriza dhe me nje realizim me cilësi të lartë artistike, i sjellë me profesionalizëm nga regjisorët nga Kosova, Agron Vula dhe Astrit Idrizi , me skenar te realizuar nga Aldon Lipe dhe skenografi nga Bashkim Zahaj.
Spektakli u realizua përmes performancave artistike të sjella nga vetë konkurrentët, ndërsa juria ka qënë më se e veçantë, e përbërë kësaj here nga çifte artistësh, me kryetar këngëtarin e njohur Gaqo Cako. Në këtë natë të madhe çmimesh, janë nderuar me trofe edhe këngëtarët Kastro Ziso, me Çmimin Tendencë, me Çmimin e publikut, Leonora Jakupi, me Çmimin Jon Muzic, Besa, me Çmimin e kritikës, Anjeza Shahini, për Prezantimin skenik më të mirë, Çiljeta, Endri dhe Stefi, trofeja Kënga Hit, ia dha Flori dhe Soni Malajt, Best Vokal, Jehona Sopit, etj. (Balkanweb)
0 Comments:
Post a Comment