Hamdi Salihi e meriton plotesisht nofken “gjahtar i golit”. Sulmuesi i nenkampioneve te Austrise ishte autori i golit te skuadres se tij, SV Ried, por qe fatkeqesisht nuk solli dot fitoren, pasi skuadra vendase Matersburgu, barazoi ne minuten e 90-te me ane te Naumoskit. Futbollisti i Kombetares shqiptare shenoi ne minuten e 59-te. Portieri i Matesburgut, Boreniç nuk arriti te priste mire nje gjuajtje te Erbekut, dhe atje prane portes si gjithmone ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur u ndodh Salihi, duke shenuar golin e tij te tete ne kampionatin austriak. Salihi kishte edhe raste te tjera.
Ne minuten e 6-te, shkodrani humbi nje rast te madh goli, ne minuten e 20-te, goditi me koke shtyllen.
SKELA – Energi Kotbus pesoi nje tjeter humbje shtepiake, kesaj radhe me Verder Bremenin (0-2, Diego me penallti, ), por mesfushori i Kombetares shqiptare, Ervin Skela ishte nje nder me te dalluarit gjate 90 minutave. Trekuartisti shqiptar ekzekutoi disa goditje te rrezikshme te lira (11’, 22’ 65’), por pa mundur te ndihmoje ekipin e tij per te realizuar golin e nderit.
LALA – Hanover 96 i Altin Lales pesoi nje humbje dramatike ne shtepi 2-3 me Shalke 04, edhe pse e nisi takimin me gol dhe pjesen e pare e mbylli ne barazim 1-1. Kapiteni i Kombetares shqiptare zhvilloi nje loje mesatare dhe luajti deri ne minuten e 70-te, i zvendesuar nga Hashemian.
KAPLLANI – Sulmuesi i Karlsuhes duket se dy ndeshjet me kombetaren - ku dhe realizoi dy gola – i kane bere shume mire, pavarsisht se Kapllani nuk ishte autori i golave te ekipit te tij ne fitoren 2-1 kunder Hertes se Berlinit. Golashenuesi me i mire i kuqezinjve (5 gola) ne fushaten kualifikuese Euro 2008, realizoi nje goditje te shkelqyer me koke ne minuten e shtate te takimit, teksa topi perfundoi paksa siper shtylles horizontale. Durrsaku pati te tjera momente te mira gjate lojes (23’, 27’)dhe ishte arkitekti i nje topi te hedhur me zgjuarsi, te cilin e shnderrroi ne goli Sebastian Freis. Kapllani luajti per 83 minuta.
VATA - Tus Koblenc i Fatmir Vates arriti fitoren e dyte sezonale ne transferte. Ekipi i trajnerit Uve Rapolder fitoi me Visbadenin 2-0 ne Bundesliga 2, me gola te Sahin dhe Ça. Vata (luajti per 89 minuta) pati nje rast shume te mire per te realizuar ne te 30’, kur topi i goditur nga afer me koke prej tij u shpetua ne vijen e portes nga mbrojtesi kundershtar Simak. Per Koblencin u aktivizua gjate gjithe takimit edhe shqiptari nga Mali i Zi, Gjokaj.
BOGDANI – Livorno eshte duke u pergatitur per sfiden me Sampdorian ne Serine A, takim i programuar per diten e diel. Trajneri Kamoleze ka ne dispozicion edhe sulmuesin shqiptar Erion Bogdanin, te bashkuar qysh te enjten me skuadren pas impenjimeve me Kombetaren. Sulmuesi shqiptar, duke marre parasysh edhe gjendje jo te mire te Rosinit, mund ta nise ndeshjen si titullar kunder Sampdorias perkrah Tavanos.
0 Comments:
Post a Comment