Kapen dy djem ne ndjekje me plumba

MILANO - Dy te rinj shqiptare u prangosen dje, pasi ishin ne kerkim prej disa kohesh. Karabinieret dhe reparti special RHO, bene te mundur gjetjen e vendqendrimin e shqiptareve dhe kane organizuar aksionin per kapjen e tyre. Por, gjate arrestimit, ka pasur dhe shkembim zjarri. Operacioni eshte organizuar ne Milano. Ne pranga kane rene shqiptaret, K. E., 25 vjec dhe B. B., 26 vjec, te cilet ishin klandestine dhe te denuar me pare.

Dy te arrestuarit se bashku dhe me kater shqiptare te tjere, te identifikuar, jane denoncuar, pasi me daten 8 gusht, rreth ores 17:30, ne nje nga distributoret ne autostraden Q-8, dhe gjate zenkes kane qelluar dy here me arme. Me pas punonjesit e kesaj pike kane bere denoncimin, duke i identifikuar personat si shqiptare. Qe pas kesaj ndodhie kishin nisur kerkimet per shqiptaret, dy prej te cileve jane vene ne pranga dje dhe kater u shpallen ne kerkim. (Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors