Tirane - Prostitucioni ne qender te Tiranes nuk mund te ndalet edhe pas operacioneve te agjenteve Antitrafik. Policia ka kapur mengjesin e djeshem mbrapa Pallatit te Kultures, prane sheshit Skenderbej”, nje 26-vjecare te arrestuar dy here me pare per ushtrim te prostitucionit ne vende publike. Burime zyrtare thane se Rajmonda V., u ndalua ne flagrance, ndersa kryente marredhenie seksuale ne ambiente te hapura me nje nga klientet e radhes kundrejt 1 mije lekeve per cdo akt.
Ndersa ishte liruar dy heret e para nga gjykata e Tiranes, pasi kishte thene se nuk do kryente me kete veprim te ndermarre nga varferia, 26-vjecares i eshte dashur qe dje te rikthehet ne qeli. Nje dite me pare, vajza me ngjyre nga kryeqyteti eshte kapur ne flagrance pas Pallatit te Kultures, afer “ish-gropes se Hajdin Sejdise”, ne qender te Tiranes. Mesohet se ka qene nje telefonate nga qytetaret qe vinin ne dijeni agjentet e antitrafikut se oret e vona te mbremjes se premte nje grua po kryente seks ne vende te hapura. Kaq ka mjaftuar qe policia te shoqeronte Rajmonda V. dhe klientin e saj, qe kane pranuar aktin. Per te dyshuaren, mengjesin e djeshem eshte marre masa e ndalimit dhe po behen gati procedurat per mase ne gjykate. Ndersa klienti eshte lene i lire, pas deponimit se kishte paguar njemije leke per te kryer marredhenie seksuale me 26-vjecaren, mbi te cilen rendon akuza e “ushtrimit te prostitucionit” dhe “marredhenies seksuale ne vende publike”. (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment