Lirohet prostituta e “Drinit”

Nje 22-vjecare, e arrestuar tre dite me pare ne rrugen “Naim Frasheri” te Tiranes, e akuzuar per ushtrim prostitucioni, ka arritur te binde dje trupin gjykues gjate mases se sigurise per te fituar lirine. “Jam e varfer, dhe nuk kam me cfare te siguroj jeten”.

Keshtu eshte rrefyer dje Alketa S., e arrestuar per vepren penale te “ushtrimit te prostitucionit” dhe qe kryente aktivitetin ne hotel “Drini”. Nuk e ka mohuar aspak faktin se prostituonte ku te mundte, por eshte justifikuar se nuk kishte mundesi tjeter per te jetuar. Dje, Gjykata e Tiranes ka zbutur masen e sigurise me kerkese te prokurorise, duke dhene “detyrim paraqitjeje” per 22-vjecaren dhe keshilluar qe te mos i rikthehet zanatit qe ushtronte kundrejt njemije lekeve per cdo akt. (Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors