Mberrijne arme dhe droge nga Kapshtica

Nje automatik “Kallashnikov”, me 27 fisheke dhe 307 kilograme lende narkotike, e llojit marijuane, mberriten dje ne mengjes ne Greqi, permes kufirit me Shqiperine ne Kapshtice. Zbulimi u be nga policia helene, gjate nje patrullimi rutine ne provincen Grevena. Zyrtaret vendore thane se droga me vlere 30 mije euro ne tregun e zi dhe arma me vlere 1000 euro, u zbuluan ne oren 05:30, ne dy vetura te ndryshme te hyra ne territorin grek nga Shqiperia.

“Na u desh te ndiqnim per disa minuta tre makina te dyshuara, pasi drejtuesit e tyre pikasen kontrollin qe donim te kryenim”, sqaroi policia, aksionin e kryer ne kilometrin e gjashte te rruges Grevena-Mirsinis. Ajo shtoi se dy shoferet, me leje te rregullta qendrimi, u arrestuan. Kurse dy bashkepunetore te tyre moren arratine ne ndjekje e siper, duke i shpetuar prangave. “Te dyshuarit u zhduken ne mes te nje rruge pylli, prane “Egnatias”, ne lokalitetin Voinu te Grevenase, me nje makine te trete - pohuan autoritetet pas perfundimit te fazes se pare te aksionit. Ata shtuan se po behen perpjekje per kapjen e tyre, por makina e tyre u gjet e braktisur ne kilometrin e pare te rruges Grevena-Elatu, jo larg Kozanit. Policia tha se po heton edhe faktin se trafiku ilegal u realizua nen “hunden” e kufitareve shqiptare dhe greke. (Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors