Portugalia, Suedia, Danimarka, Hungaria dhe Malta do të jenë kundërshtarët e shqipërisë në eliminatoret e kampionatit botëror të 2010. Kombëtarja shqiptare është vendosur në grupin e 1 të botërorit. Këtë e ka përcaktuar shporti i hedhur sot në Durban të afrikës së jugut. Me të gjithë kundërshtarët Shqipëria ka luajtur së fundmi.
Më i afërt është takimi me Maltën të cilin e fituam 3-0 në Qemal Stafa. Me Danimarkën kemi luajtur dy herë për kualifikueset e kampionatit botëror të 2006. Të dy ndeshjet i fituan danezët. Edhe Suedia na ka mundur në 2004 në një ndeshje miqësore 2-1 e luajtur në Tiranë. Ndërsa me Portugalinë jemi përballur në Lisbonë dhe takimi në atë kohë përfundoi 5-3 për portugezët. Ndërsa me Hungarinë nuk jemi takuar që prej 1950 kur pësuam edhe humbjen më të thellë 12-0. Shanset për një kualifikim të mudshëm janë minimale. Malta është i vetmi kundërshtar inferio i grupit dhe me shumë mundësi Shqipëria edhe në këtë edicion do të renditet në vëndin e 5. Shorti i Afrikës së Jugut nuk na qëlloi ashtu sic donim. Dëshira ishte që të kishim në grup të paktën një skuadër e madhe. Preference ishte për Gjermaninë pasi kjo do të sillte të ardhura të mëdha në arkën e federatës së futbollit. Por Gjermania bën pjesë tashmë në grupin e 4 me Rusinë, Finlandën, Uellsin, Azerbajxhanin dhe Lihtenshteinin. U shpresua tek Italia por skuadra e donadonit është në një grup të lehtë me Bulgaria, Republic of Ireland, Cyprus, Georgia dhe Montenegro. Grup i fortë është ai i 6 ku do të jenë sërisht përballë njëra tjetrës Kroacia dhe Anglia. Vetëm pak ditë më parë skuadra ballkanase fitoi në Ëembley 3-2 duke i mohuar të drejtën Anglisë të kualifikohej në europian. Edhe grupi I 5 do të ketë ndeshje të forta. Vec Spanjës dhe Belgjikës do të jenë përballë njëra tjetrës Turqia dhe Armenia, dy shtete aspak në pardhënie miqësore me njëra tjetrën. (TVKlan)
0 Comments:
Post a Comment