Greqia ekstradon Nanon dhe Islamin

Greqia ekstradon dy te denuar me 36 vite burg, se bashku per krimin e vrasjes. Ekzekutuesi i nje te riu ne Fier, 11 vjet me pare dhe vrasja e babait nga djali i tij, pas nje sherri ne lokal, kane qene objekt i hetimit dhe procedurave te kryera nga Interpol Tirana. Agjentet sollen dje, ne oret e para te mengjesit, nga Athina ne Rinas, Alban Islamajn, 35 vjec dhe Pirro Nanon, 37 vjec, te shpallur ne kerkim dhe te denuar per vepren penale te “vrasjes me paramendim”. Islamaj eshte denuar me 20 vjet burg per vrasjen e babait te tij ne vitin 1999, Flamurit, kurse Nano eshte denuar me 16 vjet burg per vrasje ne bashkepunim me Edmond Vruhon, te te riut Kastriot Qemalaj.

Vetem 11 vjet pas vrasjes se babait te tij, Alban Islamaj eshte kapur ne Athine dhe me pas ekstraduar per ne vendin tone. Gjykata e Gjirokastres e kishte denuar gjashte vite me pare 35-vjecarin me 20 vjet burg. Sipas hetimit te kryer nga prokuroria dhe vendimit te gjykates, mengjesin e 11 marsit te vitit 1999, Islamaj, i armatosur ka hyre ne lokalin e lagjes Granice, ne te cilen ndodhej i ati i tij, Flamuri. Nen kercenimin e armes, i ka kerkuar te cohej nga karrigia, perndryshe do te qellonte. Por, pavaresisht kercenimeve te te birit, Flamuri nuk eshte trembur dhe i ka bere te ditur djalit qe nuk mund te qellonte mbi te, pasi ishte babai i tij. Gjate perleshjes babe e bir, arma eshte shkrehur dhe plumbi i dale i ka marre jeten 50-vjecarit. Albani eshte larguar me shpejtesi nga vendngjarja, duke mundur t’i shpetonte edhe policise, ndersa shkak i ngjarjes ka qene nje konflikt brenda familjes. Me 26 janar te vitit 2001, Gjykata e Gjirokastres ka dhene ne mungese 20 vjet burg per Islamajn.

Po diten e djeshme, Interpol Tirana ekstradoi ne vendin tone Pirro Nanon, te denuar me 16 vjet heqje lirie gjate vitit 2005, nga Gjykata e Vlores, per vepren penale te “vrasjes me paramendim”. Prokuroria kishte nxjerre njekohesisht nje urdher-ndalimi per Nanon, pasi, sipas hetimeve te kryera, 37-vjecari nga Fieri mesohet se me 26 tetor te vitit 1996, ne bashkepunim me Edmond Vruhon, i vrare gjate vitit 2004, akuzohet se kane ekzekutuar me arme zjarri Kastriot Qemalajn, pas perplasjeve mes dy grupeve. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen “Liri” te Fierit. Gjykata e Apelit Vlore e ka denuar 16 vjet burg ne mungese Nanon, me vendimin numer 463, te dates 27 dhjetor te vitit 2005. (Kohajone)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors