Nje 40-vjecar nga fshati Verri, i komunes Mbrostar, ne rrethin e Fierit, dyshohet se ka plagosur aksidentalisht me cifte djalin e tij 12-vjecar. Mina Bita eshte prangosur ne mjediset e spitalit rajonal te Fierit, ndersa po kujdesej per djalin e tij B. Bita, i cili ndodhet ne gjendje kritike per jeten. Uniformat blu thane dje se babe e bir kishin dale per gjah ne kodrat e fshatit, kur 40-vjecari ka shkrehur armen mbi te miturin ne pakujdesi.
Pasi jane endur per disa kohe ne kodren e fshatit, duke gjuajtur per te vrare shpeze te egra, djali i kishte humbur kontrollit te te atit. “Ne nje moment qe ferra ka levizur, ai ka qelluar me cifte ne drejtim te saj”, bene te ditur dje burime policore. Kur ka degjuar klithmat e djalit te plagosur, “baba me vrave”, gjahtari ka rendur drejt tij. Mina Bita ka pare se 12-vjecari ishte i shtrire pertoke dhe ne kemben e majte, si dhe ne bark, i rridhte gjak nga sacmat e marra. Sipas policise, 40-vjecari ka marre djalin ne krahe, duke dale ne rruge nacionale dhe me automjete te rastit e ka derguar drejt Spitalit Rajonal te Fierit. Sipas bluzave te bardha, vogelushi i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale, ku i jane hequr sacmat nga trupi, por ka humbur shume gjak dhe eshte ende ne gjendje te rende. (Kohajone)
0 Comments:
Post a Comment