Procesi i statusit te Kosoves eshte duke arritur perfundimin e tij te natyrshem. Negociatat aktuale po i afrohen perfundimit te tyre te caktuar per ne 10 dhjetor. Kjo do te krijoje atmosferen per nje deklarate pozitive dhe bashkepunuese te pavaresise dhe do te nxise njohjen nga komuniteti nderkombetar.
Ne jemi duke i marre shume seriozisht bisedimet tona me Serbine dhe "trojken" nderkombetare te diplomateve nga SHBA, Evropa dhe Rusia. Por eshte e qarte se diskutimi per statusin eshte ne nje pike te vdekur: Serbia nuk mund te pranoje se pavaresia eshte e pashmangshme; ne e dime qe pavaresia nuk eshte asgje tjeter, vecse e pashmangshme, dhe nuk mund te jete komprometuar ose edhe penguar. Qendrimet ne Serbi dhe Kosove nuk do te ndryshojne ne nje muaj ose nje vit. Ne duhet te jemi realiste dhe duhet te shikojme perpara.
Ne jemi te hapur per dialog me Beogradin mbi te gjitha ceshtjet e tjera. Me teper se kaq, ne deshirojme vazhdimisht marreveshje ne fushat me kritike dhe kemi bere propozime specifike per bashkepunim ne nje varg fushash, ne te cilat ne mundet vetem te perfitojme, duke bashkepunuar ne lirine e levizjes, permes kufijve per njerezit dhe mallrat, ambientin, infrastrukturen rajonale, sigurine dhe luften kunder krimit te organizuar. Kosova dhe Serbia jane fqinje dhe shansi yne me i mire per te pasur sukses ne rrugen tone te perbashket drejt nje te ardhmeje euro-atlantike eshte permes bashkepunimit.
Ne te njejten menyre, cdo perpjekje agresive nga Serbia, per te penguar procesin aktual nderkombetar te zgjidhjes - te themi, duke mbyllur kufijte ose vendosur sanksione ekonomike - do te jete e demshme jo vetem per Kosoven, por edhe per Serbine dhe rajonin. Kur u takova me ekipin serb ne Prishtine, javen e kaluar, une u thashe se kompromisi qe ne mund te bejme eshte ne qendrimin tone. Instinkti yne duhet te jete, qe te flasim dhe te degjojme Serbine, jo te frikesohemi ose te kritikojme ate. Ne shpresojme qe Serbia, gjithashtu, mund te ndryshoje qendrimin e saj.
Pavaresia nuk eshte dicka qe mund ose do te jete vonuar ne shkembim per stimuj financiare, ashtu sic mund te kene sugjeruar disa njerez; pavaresia nuk eshte per shitje. Pavaresia nuk eshte thjesht nje opsion ne tavoline ose nje model kushtetues i propozuar. Ajo eshte nje fakt i ri per historine, ekonomine, politiken dhe shoqerine ne rajon.
Sugjerimet e modeleve te reja te vartesise ose bashkimit jane te zbrazta, te pavend dhe te pakuptimta. Pas gjithe atyre vuajtjeve te njerezve ne Kosove ne vitet 1990', ne nuk mund te kemi kurre ndonje lloj konfederate me Serbine. Por ne mund te kemi bashkepunim. Dhe ne do te perfitojme te gjithe prej tij: Kosova, Serbia dhe Evropa. Nuk ka asgje te keqe per secilin prej nesh, perfshi Serbine dhe aspiratat e saja evropiane, qe te lere te pazgjidhur ceshtjen e statusit te Kosoves.
Pavaresia nuk eshte nje fitore perfundimtare mbi Serbine. Ne te vertete, ajo heq pengesen e fundit per nje raport te pjekur me fqinjin tone, Serbine. Deklarimi dhe njohja e pavaresise do te jete ne perputhje me te drejten nderkombetare, nje sukses per Bashkimin Evropian dhe nje zhvillim pozitiv ne marredheniet nderkombetare. Ne duam ta bejme Serbine dhe Kosoven nje sukses te dyfishte.
Komuniteti nderkombetar ka investuar perpjekje vigane per te bere qe shteti i ri i Kosoves te funksionoje. Ne kemi bere nje rruge te gjate prej 1999. Ne kemi nje qeveri, e cila eshte perfaqesuese, e zgjedhur demokratikisht, multietnike dhe funksionale. Pikerisht tani ne jemi ne mes te nje fushate zgjedhore e cila, ashtu si zgjedhjet e kaluara, nenvizon shendetin e demokracise sone.
Qeveria jone e ardhshme do te kete nje program te ngjashem per te zbatuar – nje Kosove e pavarur, e angazhuar per te bashkepunuar ngushtesisht ne te ardhmen dhe mbase nje dite qe ben pjese me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Jam i sigurt se udheheqesit e ardhshem te Kosoves do te punojne per implementimin e planit “Ahtisaari” te OKB-se, te cilin Parlamenti yne e aprovoi kete vit. Plani Ahtisaari, me garancite e vecanta te tij per qytetaret tane, minoritare, eshte nje kompromis i drejte mbi qeverisjen e ardhshme te Kosoves, qe parashikon mbikeqyrjen nderkombetare, duke perfshire nevojat dhe interesat e serbeve dhe shqiptareve ne Kosove dhe Serbi. Kjo eshte rruga me e mire per te ecur perpara.
Tranzicioni i pranise nderkombetare ne Kosove nga Misioni i OKB-se ne Kosove (UNMIK), i cili u vendos ne 1999, tek Zyra Civile Nderkombetare (ICO) duhet te vazhdoje. UNMIK ka bere gjera shume te mira ne Kosove. Prania e tij ne terren per ne ka bere te mundur qe te ngrejme strukturat dhe te vendosim, sic duhet, rregullin ne shtepine tone. Tani ka ardhur koha per te kaluar ne fazen tjeter te zhvillimit per Kosoven dhe rajonin. Nese ne do te mbetemi te gozhduar per nje kohe shume te gjate ne pozicionin aktual, perpjekjet e mira te UNMIK-ut mund te jene bere fije-fije. Por ICO-ja, e drejtuar nga BE-ja, mund te na ndihmoje qe te fillojme pergatitjet per nje te ardhme ne Evrope.
Qeveria e ardhshme e Kosoves duhet te vazhdoje perpjekjet per t’u afruar me qytetaret tane serbe. Ata jane ndrydhur me pa te drejte nga Beogradi, i cili u kerkon atyre te mos marrin pjese ne jeten politike te Kosoves. Kjo eshte nje keshille e keqe. Serbet e Kosoves jane pjese e shtetit tone. Ne duam te ecim perpara me kete pajtim; ne do te donim ta benim kete ne partneritet me Beogradin, por nese do te jete e nevojshme ne do te vazhdojme edhe vetem.
Kosova e vetme do te deklaroje pavaresine e saj, por ne nje atmosfere te kenaqshme nderkombetare se ishin zhvilluar derisa ishte e mundur negociatat serioze dhe se ka nje angazhim i qarte nga Kosova per pajtim dhe stabiliteti rajonal. Kjo do te jete nje pavaresi e vertete multilaterale. (KohaJone)
0 Comments:
Post a Comment