Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, analizon me hollesi situaten e ndertimeve ne vend. Konstaton se situatat e fundit emergjente shkaktuar nga permbytjet, rreshqitjet dhe vecanerisht situatat e krijuara nga zjarret ne pyje. Leshon alarmin se, pa nje planifikim, koordinim dhe veprim te integruar te strukturave dhe resurseve perkatese, situatat mund te perkeqesohen dhe demet mund te jene te medha. Deklaratat e Nishanit u bene dje ne konferencen dyditore kombetare, per mbrojtjen civile me teme “Sistemi i Mbrojtjes Civile ne Shqiperi, situata aktuale, nevojat per ndryshime si dhe eksperiencat nderkombetare ne kete fushe”
Konferenca per mbrojtjen civile ka si objektiv kryesor ballafaqimin me gjendjen aktuale te Sherbimit te Emergjencave Civile Shqiptare dhe pervoja italiane, sfidat qe paraqiten si dhe per te evidentuar perpjekjet qe po behen ne Sistemin Shqiptar te Emergjencave per te arritur standardet e Bashkimit Evropian. Kjo konference zhvillohet ne nje kohe ku te gjithe ne i kemi akoma te fresketa situatat emergjente te krijuara nga zjarret ne pyje gjate veres se fundit, nderkohe qe Qeveria shqiptare dhe i gjithe vendi, perfshi dhe strukturat e sigurise jane ne procesin e realizimit te disa reformave ne perpjekje per te arritur standardet e kerkuara.
Mbrojtja civile eshte nje nga problemet me komplekse dhe pjese e rendesishme e sistemit te sigurise. Per kete arsye, koordinimi e bashkerendimi i perpjekjeve per parandalimin dhe perballimin e tyre, eshte nje sfide, me te cilen duhet te perballemi se bashku. Kete e tregon dhe kjo konference, perfaqesimi dhe larmia e institucioneve te perfaqesuara, duke filluar nga Kuvendi, ministrite, komuniteti shkencor, prefektet e qarqeve, perfaqesuesit e pushtetit vendor, perfaqesues te vendeve te tjera si dhe te organizmave nderkombetare, te cilat gjeje rastin t’i falenderoj per ndihmen qe kane dhene per Sistemin e Mbrojtjes Civile ne Shqiperi dhe ne te njejten kohe i ftoj qe dhe ne te ardhmen te punojme se bashku per reduktimin e rreziqeve ne permbushje te detyrimeve te Planit te Veprimit te OKB-se, “Hyogo 2005-2015”, si dhe arritje e standardeve qe burojne nga plani i veprimit per anetaresimin e vendit ne NATO dhe permbushjen e detyrimeve te MSA-se.
Shqiperia eshte nje vend i ekspozuar ndaj tyre ku spektri i fatkeqesive eshte mjaft i larmishem, duke filluar nga fatkeqesite natyrore e deri tek ato te dores se njeriut. Fatmiresisht, vitet e fundit Shqiperia nuk ka pasur rastin te ballafaqohet me fatkeqesi te medha, por fatkeqesi te konsideruara te vogla dhe deri me intensitet te mesem kane qene prezent dhe kane shkaktuar jo pak probleme e deme, vecanerisht ne ekonomine private e ate publike.
Bumi i ndertimeve, levizja e madhe e popullsise, shfrytezimi pa kriter i tokes, neglizhenca ne masat parandaluese, demtimi masiv i pyjeve dhe strukturat e Sherbimit te Emergjencave Civile akoma te pakonsoliduara mire e bejne vendin tone dhe me te prekshem ndaj fatkeqesive te te gjithe shkalleve.
Qeveria shqiptare dhe ne kete kuader dhe Ministria e Brendshme eshte e angazhuar dhe e vendosur qe te mbeshtese dhe forcoje Sherbimin e Emergjencave Civile, duke i kushtuar vemendje te vecante intensifikimit te masave parandaluese.
Nese fatkeqesite e medha e kane kursyer ne nje fare menyre vendin tone, emergjencat e konsideruara te vogla por qe po te analizohen kane nje ndikim mjaft te madh ne jeten e njerezve, kane nje frekuence te larte ndodhjeje. Nese marrim vetem aksidentet ne transport dhe vecanerisht ato rrugore, humbjet ne jete njerezish jane ne shifra alarmante. Mesatarisht cdo vit ne vendin tone, vetem nga aksidentet rrugore humbin jeten mbi 300 persona, shifer kjo mjaft e larte krahasuar me vendet e tjera. Nje numer akoma me i madh njerezish te perfshire ne keto aksidente behen perkohesisht ose pergjithmone te paafte, duke mos llogaritur ketu demet ekonomike qe jane dhe keto mjaft te larta.
Situatat e fundit emergjente, shkaktuar nga permbytjet, rreshqitjet dhe vecanerisht situatat e krijuara aga zjarret ne pyje, kane treguar se pa nje planifikim, koordinim dhe veprim te integruar te strukturave dhe resurseve perkatese, situatat mund te perkeqesohen dhe demet mund te jene te medha.
Per kete arsye investimet ne masat parandaluese per reduktimin e rreziqeve marrin nje rendesi te vecante dhe ne kete kuader deshiroj te permend faktin se vitet e fundit eshte bere dhe vazhdon te behet mjaft ne kete drejtim. Duke investuar ne masat parandaluese vecanerisht per parandalimin e permbytjeve dhe ne drejtim te forcimit te kerkesave per zbatimin e standardeve ne ndertimet private e publike, ne synojme qe ne territoret te cilat ne vitet e fundit jane perballur me emergjenca, jetesa te jete me e sigurt.
Mbi bazen e mesimeve te nxjerra nga ngjarjet e ndodhura me pare, eshte e nevojshme te bejme ndryshime ne legjislacion dhe ndryshime strukturore, te cilat ne jemi duke i pare dhe planifikuar per te ardhmen.
Duhet qe te intensifikohet puna per arritjen e standardeve duke i pare treguesit ne reduktimin e rreziqeve te lidhur ngushte me arritjen e objektivave te mijevjecarit ne vendin tone.
Ashtu sikurse dhe kjo konference do te kontribuoje ne shkembimin e informacionit, pervojave dhe do te gjeneroje energji pozitive per permiresimin e sistemit dhe per te punuar se bashku, per nje mjedis me te sigurt per qytetaret shqiptare dhe ato te vendeve te tjera qe vijne ne vendin tone.
Pervoja dhe ndihma italiane dhe e vendeve te tjera ne kete drejtim jane mjaft te vyera dhe mbeshtetja per forcimin e kapaciteteve reaguese do te ishte e mirepritur duke synuar arritjen e standardeve dhe perafrimin me sherbimet homologe te vendeve te tjera.
Ne kete kuader mendoj se dy jane sfidat kryesore:
Se pari, ngritja e Sistemit te Integruar te Komunikimit dhe Lajmerimit me sinjal unik 112.
Se dyti, forcimi i strukturave planifikuese, koordinuese, monitoruese dhe operacionale duke filluar nga ato lokale deri ne qender, me synim parandalimin dhe reduktimin e rreziqeve si dhe nderhyrjen e integruar te te gjithe kapaciteteve ne perballimin e emergjencave civile.
Ne jemi te vendosur per te ecur perpara ne keto drejtime, ashtu sikurse edhe ne drejtimet e tjera te fushes se sigurise, me synimin kryesor per nje mjedis me te sigurt, per rritjen e cilesise se jetes dhe sigurimin e aktiviteteve private e publike te komunitetit dhe arritjen e standardeve ne kete fushe.
0 Comments:
Post a Comment