I prishën gjumin, tenton të vrasë bashkëfshatarët

Policia prangosi 39-vjeçarin, Marjo Lëngu nga Plasa e Korçës, pasi iu gjet edhe arma në banesë

Korçë- Tenton të vrasë bashkëfshatarët, sepse i prishën gjumin, por përfundon në prangat e policisë. Ngjarja ka ndodhur, vetëm 10 km larg qytetit të Korçës, në fshatin Plasë. Një grup banorësh të këtij fshati kanë filluar të bisedojnë para ballkonit ku kishte banesën e vet, 39-Marjo Lëngu. Zhurma e bërë nga biseda e tyre, ka acaruar së tepërmi Lëngun, i cili me automatik në dorë ka dalë dhe u ka drejtuar armën.

Për fat, atë moment ka kaluar një makinë me dritat e gjata të ndezura, duke i prishur shënjestrën Lëngut, i cili ka tentuar gjithsesi të shkrehë armën, por plumbi nuk ka mundur të dalë nga fisheku. Dëshmitarët e situatës, fqinjët e 39-vjeçarit kanë vrapuar në polici, ndërsa menjëherë ka filluar puna për zbardhjen e ngjarjes. Pas marrjes së informacionit dhe vendimit për kontroll, grupi hetimor ka bërë të mundur edhe gjetjen e armës së fshehur në banesën e Lëngut. "Është gjendur arma me fishekun akoma në gojë, me të cilën mund të ndodhte një tragjedi e vërtetë",- kanë bërë të ditur burimet policore. Pas kësaj, menjëherë është bërë ndalimi i Lëngut, i cili tashmë duhet të përgjigjet për dy vepra penale, atë të armëmbajtjes pa leje dhe atë të kanosjes serioze për jetën. E ndërsa 39-vjeçari është arrestuar në flagrancë, është mësuar, se me armë në dorë ai shpesh herë kërcënonte edhe pjesëtarët e familjes së vet. (Shekulli)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors